Ambasadori i SHBA në Tiranë: E ardhmja e Shqipërisë i përket rinisë së saj

Ambasadori i SHBA në vendin tonë, Eric Wendt ka përcjellë një mesazh, duke thënë se e ardhmja e Shqipërisë i përket rinisë.

Diplomati amerikan ka zhvilluar një takim me studentët e Institutit të Teknologjisë të Rochester-it, në Akademinë Amerikane të Teknologjisë në Tiranë (AATT).

Gjatë vizitës, ambasadori Wendt u njoh nga afër me mënyrën se si arsimi amerikan dhe inovacioni po përgatisin të rinjtë shqiptarë për të marrë role drejtuese në të ardhmen.

“E ardhmja e Shqipërisë i përket rinisë së saj. Ambasadori Eric Wendt u takua me studentët e Institutit të Teknologjisë të Rochester-it në Akademinë Amerikane të Teknologjisë në Tiranë (AATT) për të parë nga afër se si edukimi amerikan i nivelit më të lartë dhe inovacioni po i përgatisin ata për të udhëhequr, dhe dëgjoi idetë e tyre për hapat konkretë që mund ta çojnë Shqipërinë përpara”, thuhet ne njoftimin e ambasades amerikane.

About Redaksia

Check Also

Noka: Opozitën nuk e largon askush nga sheshi, qorristat do ta marrin përgjigjen një për një!

Sekretari i Përgjithshëm PD, Flamur Noka, në një pronocim për mediat tha se, o pozitën …