Mosmbajtja e Samitit të NATO-s në Tiranë, fatura e një qeverie që ka humbur besimin e aleatëve

Nga Nikola KEDHI

Lajmi i medias europiane POLITICO se Samiti i Radhës së NATO me gjasë nuk do mbahet në Tiranë në 2027 nuk është ndonjë befasi. E kanë paralajmeruar dhe media të tjera. Është fatura e një qeverie që ka humbur besimin e aleatëve.

Ne e kemi paralajmëruar prej kohësh, në Kuvend dhe jashtë tij. Shqipëria nuk mund të jetë aleate e besueshme me shifra të fryra. Qeveria deklaron 2.1 për qind të PBB-së për mbrojtjen. Këtë shifër e arrin duke futur në buxhetin e mbrojtjes shpenzime që s’kanë asnjë lidhje me të. Shpenzimi real mbetet rreth 1.5 për qind. Aleatët i dinë shifrat dhe nuk mashtrohen me propagandë. Si mund të jetë një narkoshtet partner i besuar i Aleancës?

Kjo qeveri ka kaluar një nga një vijat e kuqe të sigurisë kolektive të aleancës duke nisur nga narkotrafiku, Smart City, Porto Romano, AKSHI, e deri te skandali me drejtuesen e ShISH-it. Secila prej tyre prek drejtpërdrejt sigurinë kombëtare, sigurinë e rajonit dhe atë të NATO-s.

Mohimet e ministrisë dhe justifikimi se deklaratat “u nxorën jashtë kontekstit” nuk e ndryshojnë realitetin. Sot rreziku më i madh për sigurinë e vendit dhe të Aleancës nuk vjen nga jashtë. Ai është vetë autokrati dhe qeveria e tij.

Shqipëria meriton respektin e aleatëve. Ky respekt do të rikthehet shumë shpejt, sapo të rikthejmë Shqipërinë në normalitet.

About Redaksia

Check Also

Përgjimi/ Balla-Rama me Suel Çelën?! Arrestoni kë themi ne, ju japim 9 deputetë, jemi kamikazët tuaj…

Nga Basir ÇOLLAKU Zgjedhjet, biznesi dhe vettingu kanë qenë tre prioritetet e bandave dhe trafikantëve, …