Berisha: Skapi i Partisë tani do quhet Avokatura Speciale e Kryeministrit Kriminel Edi Rama ose ASKKR

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë një deklarate para SPAK, tha se, Skapi i Partisë tani do quhet Avokatura Speciale e Kryeministrit Kriminel Edi Rama ose ASKKR. Ai publikoi edhe mesazhin për Altin Dumani Ramën.

Berisha: Të dashur qytetarë dhe qytetare që ndiqni këtë konferencë të mbajtur para këtij institucioni, të cilin që sot e tutje do ta pagëzojmë Avokatura Speciale e Kryeministrit Kriminel Edi Rama.

Mos e harroni pra, ASKKR.

I ndërrohet emri, nuk quhet më Skapi i partisë, por tani edhe partinë ka filluar ta lëshojë, por merret vetëm me mbrojtjen e Padrinos të Shqipërisë.

Lashë në zyrën e tyre këtë shënim: ‘Altin Troplinit, Gjokës, Hajrit, tani i shtohet edhe Ramës, Altin Rama, po, armikut të egër të pluralizmit politik dhe votës së lirë të shqiptarëve, drejtësia vonon, por nuk harron. Sali Berisha’.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Lubia kishte hapur zyrë në Skap! Kjo zyrë avokatie po amniston krimet elektorale të Edi Ramës

Kryetari i PD, Sali Berisha, një deklarate për gazetarët tha se, Lubia kishte hapur zyrë …