Alizoti: Kuvendi nuk gjen as një orë për protestën! Çfarë përfaqëson ky institucion?

Deputeti i PD, Tomor Alizoti deklaroi se Kuvendi duhet që të fusë sa më parë në rend dite zhvillimin kryesor në vend, protestën qytetare që vijon prej shumë muajsh kundër kryeministrit Edi Rama.

Në fjalën e tij në Parlament, ai theksoi se për protestën ka folur Parlamenti Evropian dhe të gjitha mediat ndërkombëtare, ndërkohë që vetëm Kuvendi shqiptar, që përfaqëson shqiptarët, nuk flet për të.

“I vetmi kuvend që nuk vë në rendin e ditës një gjë që ka ndodhur gati një vit, protesta. Për të ka folur edhe PE, mediat ndërkombëtare, vetëm parlamenti nuk flet për protestën. Protesta është zemërim shoqëror. Nëse Kuvendi përfaqëson shqiptarët, atëherë çfarë përfaqëson ky kuvend. Kush është rendi i ditës, duhet të ishte zemërimi shoqëror, i të rinjve që janë pa një të ardhme, zemërimi i prindërve të të rinjve dhe kuvendi nuk ka gjetur një orë apo seancë për protestën që ndodh.

Politika është përfaqësim edhe besim. Për besimin e keni parë se në politikë dhe demokraci, dhuna përdoret se ka frikë. Dhe aty ku ka frikë, nuk ka më mësim. Si është e mundur që Kuvendi nuk ka gjetur një orë që të flasë për protestën. Si mundet që të poshtërohen të rinjtë. Ju keni edhe kryeministrin…. lideri global iu thotë të rinjve “F…You” atëherë ky është një problem shumë i madh. Nëse një i ri në Elbasan është pa të ardhme, nuk fillon punë nëse nuk është anëtar i PS, nëse nuk është mik i Suelit dhe i Pojës dhe nëse një polici e dhunon, e di shumë mirë se i riu shqiptar është pa të ardhme”, tha mes të tjerash Alizoti.

Më pas ai ironizoi socialistët teksa tha se, njeriu i ri që prodhoi komunizmi ishte servili, është e turpshme nga 80 e ca veta që të mos thotë njëri jo. Nëse njëri ose dy do të thotë jo atëherë kemi hyrë në demokraci.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Me këtë paketë do rrisni më shumë çmimet dhe taksat! Suel Çela deklaroi se paguan rroga ministrash

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës në Kuvend duke komentuar paketën fiskale, tha se, …