Berisha: Ju mblidheni këtu si banda e Lalzit.
A e kuptoni ju se çfarë përshtypje keni bërë tek shqiptarët ju?
A e kuptoni ju se çdo gjë mund të dukeni, por zyrtarë nuk jeni më?
A e kuptoni që Padrino të gjithë fjalën e kishte kundër jush se po i vjen fundi?
A e u kuptoni ju se Suel Çela deklaroi se paguaj rroga ministrash, dhe më duket të ka paguar ty, a të ka paguar apo jo?
A e kuptoni ju që nuk keni asnjë të drejtë morale të merreni me buxhetin?
Ju nuk keni legjitimitet.
Ju keni humbur çdo legjitimitet.
Ju keni dalë nga zgjedhje të plaçkitura dhe keni mbrojtur korrupsioni.
A e kuptoni ju që mullari i zi në raportin e Bashkimit Evropian qëndron Lubia dhe Palloshi i Gjatë?
Çfarë buxheti do miratoni ju?
Dhe mburreni, 10 miliardë vjedhje.
10 miliardë vjedhje me paketën fiskale të ndëshkimit të shqiptarëve.
A jetoni në Shqipëri apo jo?
A e dini ju se EUROSTAT deklaroi dje se për shqiptarët, të ardhurat janë rritur, varfëria është shtuar?
A e dini o qytetarë pse ka ndodhur kjo?
Sepse janë pjesëtuar prodhimi i përgjithshëm për frymë me gjithsej 2 milion e 200 mijë shqiptarë.
Por po t’i krahasosh me çmimet, shqiptarët janë më të varfrit në Evropë.
Në qoftë se maqedonasit blejnë me çmime që janë 60 përqind e çmimeve evropiane, shqiptarët blejnë me çmime që janë 110 përqind të çmimeve evropiane.
Po pse?
Sepse Padrino me kartelet e drogës ka zhytur Shqipërinë në narkoeuro, narkodollarë.
A e dini ju pse janë rritur të ardhurat?
Se raporti i lekut me dollarin është në qiell.
Pra, çfarë do u bëni ju më keq shqiptarëve se tani t’ua rrisni dhe taksat.
Se tani t’ua rrisni edhe më tej çmimet.
Çmimet janë 110 përqind të mesatares evropiane.
Tani me këtë paketë do t’i përzini prapë.
Të parët që duhen përzënë nga Shqipëria jeni ju, po nuk do përziheni, do shkoni atje ku e keni vendin.
Gazeta RD