-Të kthehemi pak tek reforma zgjedhore. Partia Demokratike ka paraqitur dje në komisionin e reformës zgjedhore kërkesat e saj sa i përket reflektimit të rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it dhe një sërë çështjesh të tjera. Por zoti Gjiknuri e ka cilësuar këtë si një listë dëshirash. Pyetja ime është, ju e dini që Rama nuk do të pranojë një pjesë të konsiderueshme të rekomandimeve që lidhen me ndarjen e partisë nga shteti. Pse qëndron Partia Demokratike sërish në tryezën e reformës zgjedhore, kur ju e dini që Partia Socialiste do të shkojë me axhendën e saj?
Sali Berisha: Nuk kemi asnjë dyshim.
Por ne kemi përgatitur një kuadër, i cili shpreh në tërësi kërkesat e të gjithë spektrit opozitar aktual.
Kërkesat e forcave politike, kërkesa të aleatëve tanë, kërkesa të paraqitura në protesta.
Pra, ne zotohemi për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe një kuadër të ri zgjedhor.
Tani, në qoftë se ne nuk ulemi, Edi Rama vetëm duatroket. Një gjë është e sigurt, që ai mirëpret çdo formë bojkoti të opozitës.
-Po ai do të bëjë planin e tij siç bëri me reformën territoriale?
Sali Berisha: Po, pa diskutim. Shumë të drejtë e ke. E dimë atë. Çfarë kemi arritur? Është arritur që dje një kërkesë është pranuar nga ndërkombëtarët, do i dërgohet ftesë ODIHR-it, kërkesa bëhet gjithmonë bilaterale, dhe do instalohet ODIHR-i në komision.
Pse është bërë kjo kërkesë?
Të gjitha reformat e mëparshme, përveçse në dy raste, janë bërë me praninë e ekspertëve të ODIHR-it.
Në fakt, ODIHR ka paraqitur një material, mund t’u them të shkëlqyer, për ndarjen e partisë nga shteti.
Ata mund të mos pranojnë asgjë, por ne do jemi avokatë të asaj reforme, e cila, e realizuar, është më e mira për shqiptarët.
Gazeta RD