Ramën tani e mbrojnë vetëm ish-ët e mi! Të paktën Dashi firmos në bordero, të tjerët i marrin nën dorë

Sali Berisha: Shikoni çfarë ndodh, dëgjoni se është shumë interesante. Edi Rama nuk i nxjerr më socialistët në televizion.
Ua ka ndaluar, vetëm Blendi Klosi që flet përçart, që mund të flasë një muaj rresht e s’i mban mend kush një fjalë. Asnjë tjetër.
Tani edhe kjo Sara Mile u zhduk, që e kur e thirrën atje, e zhdukën nga ekranet.
Kush del tani? Dëgjojeni se është interesante. Dalin vetëm ish-të mi! Ish-të mi, të cilët janë, t’ju them unë ju këtë, po të paktën Dash Sula ka burrërinë dhe e ha bukën me turp dhe turpin me bukë me rrogë të Edi Ramës. Kurse këta i marrin nën dorë. Këta janë më të ligj se Dashi.
Dashi del dhe thotë se flas dhe në 2 të natës, kënaqësia e tij se flet në 2 të natës me Edi Ramën… e kuptoni ju apo jo se çfarë bëjnë.

-Dashin ju e larguat vetë sepse nuk e përfshitë në lista…

Sali Berisha: Prit një minutë. Kënaqësia e Dashit është se flet në ora 2 të natës me Edi Ramën.
Kurse këtyre Rama ua ka lidhur gjuhën me xhepin, xhepin me gjuhën, dhe dalin vetëm këta në televizione për të mbrojtur Edi Ramën, dhe në vend që të bëjnë thirrje për një koalicion jetik për vendin, këta përpiqen me çdo kusht të vjellin vrer kundër PD-së, kundër Sali Berishës, bëhen protagonistë.
Në fakt këta ish-ët e mi, si puna e Spahisë për shembull, a e keni dëgjuar atë Spahinë ju, një hajdut me çizme, që i merrte gjykatësit, sipas raporteve, 250 mijë euro për transferim nga Durrësi në Tiranë.
Ja ai dhe shkon e raporton nga Gjermania me para të vjedhura.

-E keni pasur aleat, gjithsesi…

Sali Berisha: Unë nuk po them gjë, unë thash Ish Spahiu. Hiqja emrin Kreshnik dhe thuaj Ish Spahiu. Të gjithë këtyre hiqua emrin dhe vëruani Ish përpara. Çfarë të vijnë në studio, thoni ish-filani, ish-Meçja, ish-ky, ish-ai.

-Ju flisni sot për ish-ët ndryshe kur i kishit ata pjesë? Ata kanë qenë atëherë ashtu apo janë edhe tani?

Sali Berisha: Po pse nuk janë, a thua? Pyet pak pse iku në Gjermani, pse ia mbathi.
Këta që dalin janë absolutisht të gjithë pengje dhe ua ka lidhur Rama.
Të paktën Dashi shkon dhe firmos në bordero, po këta as nuk firmosin.
Problemi i tyre është se këta i marrin nën dorë paret.
As taksë nuk paguajnë, gjithë ditën shpifin.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Ne zotohemi për ndryshimin e sistemit zgjedhor, ODIHR ka paraqitur një plan për ndarjen e partisë nga shteti

-Të kthehemi pak tek reforma zgjedhore. Partia Demokratike ka paraqitur dje në komisionin e reformës …