Buxheti 2027/ Tabaku: Çfarë vlere kanë 10 mld euro kur ekzekutohen vetëm 36%?

Deputetja e PD, Jorida Tabaku në fjalën e saj në Kuvend ka shprehur rezerva rreth menaxhimit të buxhetit të shtetit, duke ngritur pikëpyetje mbi nivelin e ulët të realizimit të shpenzimeve dhe përdorimin e fondeve publike.

Ajo tha se nuk ka asnjë vlerë një buxhet prej 10 miliardë eurosh, nëse ekzekutimi i tij arrin vetëm në masën 36%.

Tabaku akuzoi qeverinë se fondet publike orientohen drejt tenderëve dhe koncesioneve, veçanërisht në periudha zgjedhore, ndërsa qytetarët përballen me rritje të vazhdueshme të kostos së jetesës.

“Po çfarë vlere ka 10 mld i buxhetit kur ekzekutohet vetëm 36%? Kaq e ka takatin.

Sa herë ka zgjedhje firmosin tenderë, japin koncensione. Nuk dinë këta, dinë vetëm të vjedhin dhe të bëjnë korrupsion. Sot shqiptarët paguajnë çmime 71% më të larta.

Çfarë vlere ka 1800 lekë në muaj kur pensionistët janë duke paguar çmime europiane? Çfarë vlere ka kur 40% e të ardhurave shkon vetëm për ushqime?”, u shpreh Tabaku.

About Redaksia

Check Also

“Dorëheqje”, “dorëheqje”! Policia krijon “gardh” ndaj protestuesve, tenton t’i largojë nga bulevardi

Policia ka krijuar një ‘gardh’ dhe po tenton që të largojë protestuesit drejt trotuarve. Efektivët …