“Dorëheqje”, “dorëheqje”! Policia krijon “gardh” ndaj protestuesve, tenton t’i largojë nga bulevardi

Policia ka krijuar një ‘gardh’ dhe po tenton që të largojë protestuesit drejt trotuarve.

Efektivët kanë bërë thirrje që protestuesit të largohen nga bulevardi “Dëshmorët e kombit”, pasi nuk lejohet protesta në sheshet kryesore, sipas aktit normativ të qeverisë.

Qytetarët kanë deklaruar se akti normativ i qeverisë për protestat është i paligjshëm dhe presin një përgjigje nga Gjykata Kushtetuese.

Protestuesit po ashtu kanë theksuar se nuk do të rreshtin së protestuari, deri në largimin e kryeministrit Rama.

About Redaksia

Check Also

Bisedat në Sky ECC: I paguaj rrogë ministrit dhe shefit të policisë! Si u trafikuan 60 ton kokainë

Përmes mijëra mesazheve në aplikacionin e enkriptuar “Sky”, prokuroria e posaçme SPAK ka mundur të …