Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin vetëm 1 për qind të GDP

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë një konference shtypi tha se, buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliar. Ai theksoi se, pensionistët marrin vetëm 1 për qind të GDP-së.

Berisha: Të dashur qytetarë dhe qytetare, edhe njëherë rikthehem tek buxheti i reklamuar si buxheti më i madh në histori me 10 miliardë euro.

Së pari, kjo përbën një spekulim madhor sepse në rast se kthehemi në kursin e këmbimit të vitit 2013, kemi të bëjmë pas 14 vitesh me një buxhet prej 5.5 miliardë euro nga 4 miliardë që ishte buxheti i fundit i qeverisë së mëparshme.

Po të shkojmë në vitin 2015, kemi të bëjmë me një buxhet- me kursin e këmbimit se kjo bazohet tek narkoeuro- kemi të bëjmë me një buxhet prej 6.5 miliardë eurosh.

Kjo është e vërteta.

Por në rast se merrni shpërndarjen e tij, është vjedhje, vjedhje dhe vetëm vjedhje.

Në një buxhet prej 10 miliardë euro, pensionistëve u është lënë vetëm 1 përqind e GDP-së.

Iu janë lënë gjithsej 300-350 milionë euro.

Nuk ka përqeshje më të madhe për ta.

Janë 760 mijë qytetarë.

Kjo kërkon minimumi dyfishimin e kësaj shifre nga 300-350 që varion, duhet të shkojë në 700 milionë.

Dhe kjo vetëm si hapi i parë.

Ku do gjenden? Tek hajdutët.

Janë lënë 930 milionë euro para xhepi, udhëtimesh, shpenzimesh të administratës. Shpenzime operative.

Udhëtime dhe fjetje në hotel me 5 yje.

Krim, krim i shëmtuar.

Këtu janë futur edhe paratë e check-upit, koncesioneve të cilat shkojnë, siç dihet, pasivisht në kontot bankare të Edi Ramës dhe hajdutëve të tij.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%! Rrogat e mesme me 30%! Asnjë pension nën 200 euro

Gjatë një konference shtypi, kryetari i PD, Sali Berisha tha se, rrogat e ulëta duhet …