Protesta kundër qeverisë para Ministrisë së Arsimit ka marrë një tjetër zhvillim, pasi studentët kanë djegur fotografinë e kryeministrit Edi Rama.
Imazhi i kreut të qeverisë ishte vendosur në kangjellat e ministrisë, ndërsa protestuesit i kanë vënë flakën në shenjë kundërshtimi ndaj tij.
Protesta është shoqëruar edhe me thirrje të forta kundër qeverisë dhe uniformave blu.
“Polici e krimit”, “Poshtë diktatura” dhe “Ju erdhi fundi” janë disa nga sloganet që kanë brohoritur të pranishmit.
Tubimi vijon në zonën e Rrugës së Durrësit, ku studentët dhe qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama.
Gazeta RD