Monologomania megallomane e Edi Marres ka marrë fund!

Nga Bislim AHMETAJ

Pasi e ka kapur tmerri nga lëvizja qytetare 175 ditore,

pasi ka humbur pothuajse të gjithë mbështetjen e blerë ndërkombëtare,

pasi është bërë turpi dhe gazi i botës në takimet me udhëheqësit e vendeve partnere,

pasi pothuajse e gjithë qeveria e tij dhe shumica e kryetarëve të pushtetit vendor kanë përfunduar në burgje ose në dyert e SPAK-ut,

pasi është diskredituar botërisht nga mediat më prestigjioze të Perëndimit dhe Lindjes, duke u portretizuar si arrogant e autoritar, mashtrues e klloun, i korruptuar dhe korruptues, si kreu i një organizate kriminale dhe bashkëpunëtor i trafikantëve të drogës e i krimit të organizuar, si shitës i pasurive shtetërore për interesa pushteti dhe ndikimi;

Edi Marrja kërkon dialog në mëngjes, ndërsa në darkë porosit policinë të rrahë, të thyejë këmbë e duar, të godasë me shkopinj gome e plumba plastikë pikërisht ata njerëz me të cilët, në mëngjes, shtiret sikur dëshiron të dialogojë.

Në mëngjes del si mut i lagur dhe shtron karrige.

Më pas mbi një tavolinë betoni, shpërndan fletushka si trakte debatikasish.

Pastaj shfaqet nëpër banaqet e tij mediatike, si legen, duke iu lutur për dialog atyre që, vetëm pak orë më parë, i ka verbuar, arrestuar, rrahur e burgosur, gjobitur dhe përndjekur me çdo formë e mjet të paligjshëm.

Përgjigjja që ka marrë nga të gjithë ka qenë e prerë:

Koha për dialog me ty ka mbaruar. E vetmja derë që të ka mbetur e hapur është dorëheqja.

Pasi u bind se nuk mund të ketë dialog me shkaktarin e të gjitha të këqijave që i kanë ndodhur këtij vendi gjatë qeverisjes së Rilindjes Socialiste, shefi i saj, Edi Marrja, dje paska rekrutuar një grup të rinjsh, të mbledhur me kujdes pikë e pesë nga të gjitha anët e Shqipërisë.

Disa freshistë, të tjerë bij e bija funksionarësh lokalë, disa të tjerë të mashtruar.

Dhe … me ta paska monologuar turpshëm, përmes pyetjesh të paracaktuara dhe një skenari të përgatitur deri në hollësi:

kush do të merrte fjalën, çfarë do të pyeste dhe çfarë duhej të dëgjonte.

Por edhe kjo përpjekje, thuhet, paska dështuar.

Aq e dështuar është sa i vjen turp (edhe pse nuk e njeh turpin) që ta shfaqë edhe nëpër mediat e kontrolluara prej tij.

Disa janë larguar sapo kanë kuptuar kurthin,

të tjerë janë ankuar se nuk e dinin pse ishin ftuar në atë takim, ndërsa me disa të tjerë qenka arritur marrëveshja që të heshtin, sepse kështu do të ishte më mirë për ta.

E vërteta, megjithatë, është krejt tjetër.

Askush nga qindra mijëra qytetarët dhe përfaqësuesit e grupeve të interesit që prej 175 ditësh protestojnë në Tiranë, në shumicën e qyteteve të Shqipërisë dhe në qytetet e botës ku i ka degdisur kjo qeverisje, nuk kanë ndërmend të ulen në dialog me shkaktarin e kësaj gjendjeje.

Ata dialogun e bëjnë çdo natë përpara Kryeministrisë dhe rrugëve të Tiranës.

Aty shprehin kërkesat e tyre, aty artikulojnë revoltën dhe vendosmërinë për ta detyruar Edi Ramën dhe qeverinë e tij të dorëhiqen.

Kërkesa e tyre është e qartë: t’i hapet rruga një qeverie teknike, e cila do ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Ata janë zotuar para Zotit dhe Flamurit Kuq e Zi, që më 28 Nëntor 2026 do të jenë si kurrë më parë në Sheshin e Gjergjit dhe më pas do të derdhen si llavë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Ata janë betuar që nuk do të largohen nga sheshi pa dhënë dorëheqjen Edi Rama.

Çdo përpjekje për të manipuluar opinionin publik me gjoja dialogje me patronazhistë është e destinuar të dështojë.

Edi Marres i ka ardhur fundi!

Më mirë ik vetë me 27, sesa të të largojë protesta qytetare ditën e Flamurit

20 Shkurti i vitit 1991 nuk përsëritet më, edhe pse Neritan Cekat janë ende gjallë.

Shqiptarët tashmë kanë mësuar dhe janë përvëluar nga historia.

Ata nuk janë më të dënuar të përsërisin të njëjtat gabime.

Mund të bëjnë gabime të reja, por jo më të vjetrat.

Tiranë me 21 Nëntor 2026

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, turmë, porta e Brandenburgut dhe teksti

About Redaksia

Check Also

Ata tre zëra kritikë tregojnë mjerimin e Rilindjes!

Nga Grigels MUÇOLLARI Në një moment kur qeveria dhe kupola drejtuese e PS-së janë të …