Farsa zgjedhore e 11 majit 2025/ Këshilli i Legjislacionit miraton ngritjen e Komisionit Hetimor

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Këshilli i Legjislacionit ka miratuar kërkesën e Partisë Demokratike për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për zgjedhjet e 11 majit 2025.

Këshilli për Legjislacionin këtë të martë ka miratuar kërkesën e Partisë Demokratike për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar lidhur me zgjedhjet e 11 majit 2025.

Pas këtij hapi, vendimmarrja i përcillet Konferencës së Kryetarëve për miratimin final dhe vijimin e procedurave në Kuvend.

Vendimi vjen në zbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila kishte njohur të drejtën e opozitës për ngritjen e komisionit hetimor mbi procesin zgjedhor të 11 majit 2025.

About Redaksia

Check Also

Malltezi: Soros dje financonte Veliajn, sot Qorrin, Arvinën, Xhemollarin dhe lolo të tjerë…

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi ka reaguar me një postim në …