Në një deklaratë para SPAK, Ilirjana Kuçana deklaroi se ka bërë kallëzim të dytë për portin e Durrësit.
“Porti i Durrësit është marrë peng nga mafia. Në portin e Durrësit vepron një grup i strukturuar kriminal me në krye Andrea Shllakun drejtorin ekzekutiv të portit, të gjitha shërbimet bëhen në emër të mafias e bandave kriminale të durrësit. Drejtoresha juridike e drejtori operacional janë një grup që e kanë marrë peng portin”, deklaroi Kuçana.
Ajo paralajmëroi zyrtarët se, një ditë të bukur me diell si kjo Edi Rama do të arratiset dhe të gjithë ju që keni shkelur dhe abuzuar me fondet publike dhe i keni shërbyer bandave kriminale do të viheni para ligjit.
Kuçana shtoi se ky ishte kallëzimi i dytë për portin, ndërsa paralajmëroi dhe një tjetër kallëzim ndaj kryetares së bashkisë së Durrësit.
“Së shpejti kallëzim për Emirjana Sakon e cila në bazë të raportit të KLSh ka abuzuar 140 mln euro tendera pa garë”, tha ajo.
Gazeta RD