Kumbaro të japë dorëheqjen, e shndërroi Ministrinë e Arsimit në një qendër torturash ndaj studentëve!

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Arsimit, Mirela Kumbaro, duke e akuzuar për shndërrimin e ambienteve të ministrisë në një qendër torturash, lidhjesh dhe arrestimesh ndaj studentëve dhe protestuesve.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha e krahasoi atë që, sipas tij, ka ndodhur në ambientet e Ministrisë së Arsimit me kampet e përqendrimit naziste dhe ato të regjimit të Enver Hoxhës.

Ai e bëri përgjegjëse ministren Kumbaro për lejimin e përdorimit të ambienteve të ministrisë nga efektivët e policisë, duke kërkuar largimin e saj nga detyra.

Berisha: Të dashur qytetarë dhe qytetare, zonja dhe zotërinj deputetë, zoti kryetar.

Tek fliste parafolësja, po hulumtoja dhe kërkoja në enciklopedira, në hapësira të mëdha, të gjeja një analogji midis saj që shndërroi ndërtesën e Ministrisë së Arsimit në një ndërtesë torturash më çnjerëzore për studentët dhe protestuesit, dhe gjeta vetëm disa emra të kampeve të përqendrimit.

Kampeve naziste, por për hir të së vërtetës edhe kampeve të përqendrimit të Enver Hoxhës.

Ju nuk keni më të drejtë ët qëndroni asnjë sekondë ministre arsimi me atë akt të papërgjegjshëm që bëre duke i dhënë sallat e ministrisë banditëve me uniformë, të cilët e mbushën sallën me studentë dhe qytetarë pa ndjenja, me ndjenja, sallë torturash, sallë të njerëzve që nuk lëviznin dot.

Dhe e gjitha kjo, në një akt hakmarrje dhe urrejtje të Edi Ramës dhe ju personalisht, se ti mund të jepje 100 herë dorëheqjen, dhe atë që i ke bërë ti Ministrisë së Arsimit, nuk ia ka bërë kush.

Nuk gjen një regjim mbi tokë, në asnjë vend dhe në asnjë rast, që të ketë shndërruar Ministrinë e Arsimit në qendër torturash, lidhjesh dhe arrestimesh siç keni bërë ju.

About Redaksia

Check Also

Tabaku i kërkon Marta Kos mbështetje për zgjedhje me kushte të barabarta dhe konkurrencë të lirë!

Në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian, deputetja e PD, Jorida Tabaku ngriti shqetësime për dobësimin …