Revolta kundër Ramës/ Përplasje te Kryeministria, policia zhvendos protestuesit nga bulevardi

Përplasje janë regjistruar para godinës së Kryeministrisë, ku policia ka ndërhyrë për të larguar protestuesit nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.

Efektivët i kanë shtyrë protestuesit drejt trotuarit përballë, pranë selisë së Kuvendit, pasi ata kundërshtuan zhvendosjen dhe kërkuan të vijonin qëndrimin në mes të bulevardit.

Protestuesit kanë kundërshtuar ndërhyrjen e policisë, ndërsa kanë deklaruar se nuk do të tërhiqen nga protesta deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Blendi Gonxhe hyri në lice për pikturë vetëm se vizatoi makinën e “xhaxhit Enver” kur ishte 8 vjeç

Lideri i opozitës, Sali Berisha, duke folur në sallën e parlamenti, tregoi se si ministri …