Sport

Futja e Zhegrovës 11 minutat e fundit të ndeshjes shpëtoi Juventusin nga humbja

Edon Zhegrova debutoi mbrëmë në fanellën e Juventusit duke e bërë kështu rikthimin në fushën e blertë pas nëntë muajsh. Zhegrova nuk po luante që nga dhjetori i vitit të kaluar shkaku i një lëndimi, ndërsa mbrëmë e dha kontributin e tij në rikthimin e madh në Ligën e Kampionëve. …

Read More »

Ozil: Kur u ngrit aeroplani teksa po largohesha nga Madridi, fillova të qaja!

Mesut Ozil e kishte përjetuar rëndë largimin nga Real Madridi në vitin 2013. Ylli i dikurshëm i futbollit evropian i kishte dhënë fund eksperiencës trevjeçare në “Santiago Bernabeu” për shkak se përfaqësuesit e tij i kishin prishur punët me presidentin Florentino Perez për shkak se ish-përfaqësuesi gjerman nuk po luante …

Read More »

Frika nga protestat/ Vuçiç ndryshon stadiumin për Serbi-Shqipëri

Kaosit politik në Serbi me sa duket i shtohet si qershia mbi tortë ndeshja kundër Shqipërisë e vlefshme për Eliminatoret e Botërorit, e planifikuar më 11 tetor. Në ndeshjen e fundit në “Marakana” përballë Anglisë ku vendasit u shkatërruan 5-0, gjërat janë përkeqësuar më tepër, jo vetëm në aspektin sportiv …

Read More »

Shqipëria mund Letoninë dhe mban gjallë ëndrrën Botëror

Shqipëria ka fituar 1-0 ndaj Letonisë në “Air Albania”, duke marrë 3 pikë të arta në luftën për t’u kualifikuar në Botëror. Kuqezinjtë e nisën ndeshjen me shumë dëshirë, duke ushtruar presion në portën e kundërshtarit. Për të ardhur në gjysmën e pjesës së parë, ekipi i Sylvinhos fitoi penallti. …

Read More »

Vedat Muriqi, shpirti i përfaqësueses së Kosovës… njeriu – gol i saj!

Adriatik DOSTI Pak vite me pare do te luante ne Superligen e Shqiperise e ku ” trajneret e specialistet tane ” me gjithfare dipllomash nuk e pelqyen kurre. E fill pas ketij injorimi topik injorant alla shqiptar Vedati do te veshe fanellen e Lacios…te Kosoves e sot mban veshur ate …

Read More »

Shqipëria vuan ndaj Gjibraltarit

Shqipëria fiton 0-1 miqësoren ndaj Gjibraltarit, në ndeshjen e parë historike mes të dyja vendeve. Ndeshja nisi me ritëm të ulët, me vendasit që po tregoheshin të vëmendshëm në prapavijë. Me kalimin e minutave, kuqezinjtë shtuan presionin, duke provuar të bënin diçka me anë të Asanit fillimisht, e më pas …

Read More »

“Po dal të pi kafe”, portieri i njohur nuk kthehet më për të nënshkruar kontratën

“Do të pi një kafe dhe do të kthehem”. Këto dyshohen të kenë qenë fjalët e Guillermo Ochoas në selinë e Burgos, pak para se të vendoste firmën në kontratë me klubin e divizionit të dytë spanjoll. Por ai nuk u kthye më, duke shkaktuar një nga episodet më të …

Read More »

Ten Hag shkarkohet nga Leverkusen pas dy ndeshjesh

Sipas Fabrizio Romano, Bayer Leverkusen ka marrë vendimin e bujshëm për të shkarkuar trajnerin Erik Ten Hag vetëm pas dy ndeshjeve të para të sezonit në Bundesligë. Klubi pritet ta konfirmojë zyrtarisht këtë lëvizje gjatë ditës së sotme, ndërsa tekniku holandez tashmë është informuar për largimin e tij. Ten Hag …

Read More »

Zhegrova mbërrin në Torino, zbulohen detajet e transferimit tek Juventus

Edon Zhegrova është i gatshëm të bëhet futbollist i ri i Juventusit. Mesfushori ofanziv u largua nga Lille dhe tash është duke i kryer vizitat mjekësore në J Medical. Më pas, ylli kosovar do ta nënshkruajë kontratën me “Bianconeri”, shkruan mediumi italian “Tuttosport”. Juve për kartonin e 26-vjeçarit pritet t’i …

Read More »

Fenerbahce shkarkon Jose Mourinhon

Fenerbahce ka njoftuar zyrtarisht se është ndarë nga trajneri Jose Mourinho pas një sezoni në të cilin klubi turk përfundoi i dyti në Superligë e Turqisë, duke mbetur larg titullit të ligës. Mandati i Mourinhos filloi me premtime, por u eklipsua nga konfliktet e brendshme, mosmarrëveshjet publike dhe një eliminim …

Read More »