Recent Posts

Pse policia po fsheh emrat e atentatorëve të masakrës në Shkodër?

Policia ka dhënë detaje nga masakra  e sotme në Shkodër, por duke u kujdesur që të fshehë emrat e atentatorëve ndërkohë që ata dihen se kush janë. Policia jep detaje rreth masakrës, por si rrallë ndonjëherë ajo nuk thotë nëse k identifikuar autorët apo se cilët janë të dyshuarit e …

Read More »

Atentati në Shkodër/ PD: Pushteti i bandave transformoi Shqipërinë në terren krimi! Narko-policia aleate me mafien

DEKLARATË PËR MEDIA KOORDINATORI RAJONAL PËR TIRANËN, KLEVIS BALLIU Përshëndetje, Ngjarja e rëndë në Shkodër që tronditi Shqipërinë, tregon situatën dramatike në të cilën ndodhet vendi. Ndërkohë që mafia bën masakra në qytetet e Shqipërisë, Policia e Shtetit merret me qytetarë të cilët protestojnë kundër vjedhjes, kunder korrupsionit dhe kundër …

Read More »

Noka: Terrori policor dhe arrestimet e padrejta si akt diktatorial i narkopolicisë nën urdhrat e Ramës!

DEKLARATË PËR MEDIA SEKRETARI I PËRGJITHSHËM NË PD, FLAMUR NOKA Terrori policor kundër opozitës i urdhëruar nga Rama dhe i vënënë zbatim nga Hoxha i riu dhe narkopolicët e tij, është dëshmia se paqe me krimin në qeveri nuk mund dhe as do të ketë. Partia Demokratike dënon me forcë arrestimin e drejtuesvekryesorë të opozitës në Elbasan, Fier dhe veçanërisht të kryetarit të PD Pogradec, zotit Genti Çela. Në një akt banditesk I denjë për diktaturat, narko-policia e regjimit ka thirrur për të dhënë deklarime të gjithë drejtuesit e opozitës, me listë, përfshi edhe deputetët e saj në Kuvendin e Shqipërisë. Arrestimet e padrejta dhe të dhunshme të çdo demokrati dhe opozitari do të marrin sa më shpejt përgjigjen e merituar. Opozita nuk ndalet dhe as trembet. Paralizimi që i bëmë mbrëmë vendit për tri orë është vetëm njëra nga etapat e mosbindjes civile. Partia Demokratike dhe qytetarët dëshmuan dje vetëm një pjesëtë arsenalit opozitar, një ndër 77 format e mosbindjes civile. I trembur nga paralajmërimi se një prej rrugëve tona do të jetëmarshimi në Surrel, Rama lëshoi narkopolicët me uniformën e shtetit për të na trembur. Çdo provokim dhe kërcënim i tillë nuk na zmbraps por na e thellon bindjen dhe shton zellin e vendosmërinë. Sado i fortë të jetë bunkeri i makthit tënd, o Edi Rama, nuk ështëmë i pamposhtur se ai i Hitlerit. Çdo prangë, cdo burgim, cdo arrestim i liderëve dhembështetësve të opozitës, është vetëm një hallkë me shumë në zinxhirin e zemërimit popullor, që opozita do ta hedhë në qafë për të të tërhequr nga Surreli tek vendi ku 33 vjet më parë hodhën statujën e idhullit tënd. Edhe pse Blloku ka ndërruar adresë, vetëm një herë në jetë populli mund të ndalet për të hyrë në shtëpinë e së keqës dheushtruar lirinë dhe zemërimin e vet. Ajo herë ka kaluar. Demokratëve u bëj thirrje të mos trëmben. Edi është vetëm Enveri që ka bërë dhëmbët dhe, kafshimi i tij është prej qeni të rrahur kur ishte këlysh.

Read More »