Recent Posts

Ju tregoj 33 vjet jetë të gazetës “Rilindja Demokratike”

Nga DR. MUJË BUÇPAPAJ bashkëthemelues i gazetës “RD” dhe gazetës “Tribuna Demokratike”  Pak ditë pas themelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, në dhjetor 1990, gjendja e lirisë së mediave në Shqipëri ishte e vajtueshme. Partia në pushtet (PPSH), kontrollonte totalisht mediat e shkruara si dhe ato audiovizive dhe ajo që …

Read More »

Bumçi: Dhunohet nga regjimi i Vuçiç kreu i opozitës në Beograd pasi kërkoi falje për krimet në Kosovë

DEKLARATË PËR MEDIA E ANËTARIT TË KRYESISË SË PD, ALDO BUMÇI Masakrimi i opozitarit serb Sanduloviç, kundërshtar iserbomadhit Aleksander Vuçiç, nga falanga të pushtetit të krimittë Beogradit është një akt i shëmtuar politik. Partia Demokratike e dënon me forcë këtë akt të dhunës shtetërore. Dhuna e verbër, antishqiptare dhe antiopozitare, për arsyen se Sanduloviç ka kërkuar falje për krimet serbe në Kosovë, dhe ka vendosur lule në memorialin e Jasharëve në Prekaz, është një kambanë alarmi për shtysat e verbëra nacionaliste në rajonin tonë. Faktin që dhunën e ushtrojnë segmente shtetërore, dhe se ndërmjet tyre është edhe terroristi Mihail Radojçiç, i përfshirë në sulmin e Banjskës në Kosovë, dëshmojnë përfshirjen direkte të presidentit serb Aleksandër Vuçiç ne kete akt barbarie. Faktin që presidentin serb dhe agjendat e tij i mbështet kryeministri shqiptar Edi Rama, dhe se për incidentin nuk ka pasur asnjë reagim nga qeveria e Tiranës, është në vetvete njëheshtje kriminale për të mbuluar krimin. Edi Rama, me të gjitha mjetet dhe format, është sot një dhunues serial i opozitës, dhe çdo dhunë kudo në botë që godet kundërshtarin politik vetëm e gëzon. Dhuna e egër kundër kreut të Partisë Republikane serbe ndodh kur opozita në Beograd është në këmbë kundër manipulimit të zgjedhjeve nga regjimi i Vuçiç. Një regjim që bën gjithçka për të heshtur opozitën me intimidime, dhunë, vjedhje zgjedhjesh apo përçarje. Një skenar që e shohim në Tiranë prej vitesh tashmë, dhe që kulmoi me arrestimin e kryetarit të opozitës, Sali Berisha. Fytyra e vërtetë e regjimeve që vjedhin zgjedhjet shfaqetnëpërmjet dhunës dhe linçimit të kundërshtarit. Ngritja sa mëparë kundër regjimeve të tilla është detyrë kombëtare. Opozita ne aksion: O sot, o kurrë!

Read More »

Këlliçi nxjerr faktet që vërtetojnë se Erion Veliaj është pronar i inceneratorit të Tiranës

DEKLARATË PËR MEDIA ANËTARI I KRYESISË, BELIND KËLLIÇI Të nderuar qytetarë, Sot po ju paraqesim dokumenta dhe fakte të reja, të cilat vërtetojnë katërcipërisht se si Inceneratori fantazmë i Tiranës, vihet në dispozicion të pronarit real të saj, Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Në datën 15.04.2020 me nr.12619 prot., nëpërmjetkompanisë INTEGRATED ENERGY BV SPV dhe kryebashkiakut ERION VELIAJ, lidhet një kontratë hua-përdorje për 12 mjete të cilat do të përdoren nga Policia Bashkiake pas situatës së vështirë të krijuar me pandeminë Covid-19. Në kontratë palët shprehen se këto mjete janë në pronësi të kompanisë INTEGRATED ENERGY BV SPV sipas të dhënave të lejeve të qarkullimit të tyre sipas Aneksit numër 1 bashkëlidhur kësaj kontrate. Kjo kontratë është amenduar në datën 15.10.2020 dhe 15.10.2021 e në vijim. Ende sot këto mjete janë në përdorim të Policisë Bashkiake. Këto mjete i kushtojnë Integrated Energy BV SPV 80.000 euro çdo vit. Pra deri më sot, për dhunimin sistematik të shitësve ambulantë, për gjobvënien e përditshme ndaj qytetarëve të Tiranës, që kanë frikë të kthejnë kokën nga një anë, pasi të vjen gjoba nga Policia Bashkiake e Erion Veliajt, janë paguar mbi 300.000 euro, para të cilat buxheti i shtetit i jep për investimin dhe ndërtimin e Inceneratorit, që ende sot nuk ekziston. Ndërkohë në e-mailin që mban datën 6 prill, 2020, ora 22.41 minuta, Mirela Veli, Drejtoreshë në Bashkinë Tiranë, i drejtohet Administratores në letra …

Read More »