DEKLARATË PËR MEDIA E ANËTARIT TË KRYESISË SË PD, BELIND KËLLIÇI Të dashur qytetarë, Tashmë kemi hyrë në muajin e katërt të komunikimit tonë intensiv me strukturën e SPAK, në lidhje me aferën e shekullit, atë të Inceneratorit fantazmë të Tiranës, i cili ende vijon të vjedhë çdo ditë para nga taksat tuaja, plot 120 milionë euro deri më sot. Në lidhje me denoncimet dhe publikimet e fakteve të pakontestueshme nga ana jonë, pronari real i kësaj sipërmarrje korruptive, Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, ka reaguar vetëm një herë, pas arrestimit të krahut të tij të djathtë, Taulant Tushës, të cilin Veliaj e bëri kurban për të shpëtuar lëkurën e tij. Ju ftoj të ndjekim një sinkron të shkurtër nga intervista e Veliajt dhënë gazetarit Sokol Balla 1 muaj më parë. Pra siç e shihni të nderuar qytetarë, Erion Veliaj pretendon se është një nga 5 klientët e biznesit korruptiv të Inceneratorit të Tiranës. Por faktet tregojnë të kundërtën. Erion Veliaj është pronari real. Erion Veliaj është i vetmi që si pronar që jep urdhra se cila kullë duhet të paguajë për depozitimin e inerteve dhe cila jo. Kujtojmë këtu e-mailet për kompaninë Arlis Ndërtim, pronari i së cilës ka ndërtuar 7 kate pa leje përballë zyrës së kryebashkiakut. E-mailet për kullën pas Sahatit. E-mailet për Teatrin Kombëtar. Erion Veliaj është i vetmi që si pronar i janë dhuruar 1 milionë euro nga paratë e Inceneratorit të Tiranës, në zgjedhjet e vitit 2019. Erion Veliaj është i vetmi që si pronar, inceneratori i paguan një faturë 300.000 euro për të marë makina në favor të Policisë Bashkiake. Erion Veliaj është i vetmi që si pronar vendosi të gjithë strukturën e Bashkisë Tiranë në shërbim të biznesit të dherave, strukturë e cila përdori tre lloje …
Read More »