TimeLine Layout

January, 2024

  • 8 January

    Berisha: Skapi, grup i strukturuar kriminal, mbylli dosjet e vjedhjes së votave 184 dhe 139

    Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi prokurorët e SPAK si një grup i strukturar kriminal të cilët operojnë në një institucion të diktaturës. Sipas denoncimit të Berishës, ‘skapistët’ mbyllën dosjet e mëdha të krimit, dosjet e vjedhjes së votave 184, 139. Berisha: Këto ditë mësova se mercenarët e skapit kanë thirrur …

    Read More »
  • 8 January

    Berisha: Viti 2023 ishte viti i amnistive të shekullit!

    Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë fjalës së tij para qindra protestuesve akuzoi prokurorët e SPAK si skapistët e partisë socialiste. Berisha tha se, 2023 ishte viti i amnistive të shekullit, ku skapistët e partisë për të amnistuar Edi Ramën, amnistuan vjedhjen e qindra milionë eurove. “Edi Rama në vjedhjet, …

    Read More »
  • 8 January

    Berisha: 2023, viti i përpjekjeve antiligjore, antikushtetuese të Edi Ramës për të shkatërruar opozitën

    Kryetari i PD, Sali Berisha e ka quajtur vitin 2023, si viti i përpjekjeve antiligjore, antikushtetuese, banditeske të Edi Ramës për të shkatërruar opozitën shqiptare. Në ditën e tetë të protestës së mbështetësve të kryedomokratit poshtë banesës së tij, Berisha theksoi se opozita ja doli të konfirmohet e pamposhtur. “Të …

    Read More »
  • 8 January

    Qindra qytetarë tek “Rruga e Shpresës” në mbështetje të liderit të opozitës

    Qindra mbështetës të kryetarit të PD-së, Sali Berisha janë mbledhur sërish, në protestën e tetë rresht poshtë banesës të tij në rrugën ‘Mustafa Matohiti’. Demokratët janë solidarizuar me kryedemokratin dhe kundërshtojnë masën e sigurisë të dhënë nga GJKKO për Berishën. Berisha, i cili ndodhet në masën e arrestit në shtëpi, …

    Read More »
  • 8 January

    Rama bën ministër një tjetër hajdut

    Reagimi i Edi Ramës: Lipset të kalohet sot në një qasje të integruar qeveritare në raport me sektorët e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, të cilat për fazën e re të zhvillimit ku sapo kemi hyrë, duhet të dalin nga kufijtë e ngushtë tradicionalë të qeverisjes së vendit dhe të ndërveprojnë …

    Read More »
  • 8 January

    Bardhi i kërkon Begajt të kthejë për rishqyrtim në Kuvend ligjin për komisionet hetimore

    Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i ka dërguar një letër presidentit të Republikës ku i kërkon të kthejë për rishqyrtim në kuvend ligji për komisionet hetimore. Në letrën e tij Bardhi ka renditur 5 arsye pse është antikushtetues, thekson se “hyrja në fuqi e këtij ligji, që …

    Read More »
  • 8 January

    Rrëzim i qeverisë, Sondazhi: 70% e shqiptarëve thonë se ekonomia do përkeqësohet në 2024

    Shqiptarët janë pesimistë për gjendjen e ekonomisë së tyre familjare gjatë vitit 2024. Sipas një sondazhi të zhvilluar nga “Monitor” në faqen e saj të internetit dhe rrjetet sociale, vetëm 30.5% e votuesve besojnë se ky vit do të jetë më i mirë për ekonominë e tyre familjare. 31.7% e …

    Read More »
  • 8 January

    Këlliçi: Veliaj pronari real i inceneratorit fantazmë të Tiranës: SPAK të ndalojë urgjentisht vjedhjen!

    DEKLARATË PËR MEDIA E ANËTARIT TË KRYESISË SË PD, BELIND KËLLIÇI Të dashur qytetarë, Tashmë kemi hyrë në muajin e katërt të komunikimit tonë intensiv me strukturën e SPAK, në lidhje me aferën e shekullit, atë të Inceneratorit fantazmë të Tiranës, i cili ende vijon të vjedhë çdo ditë para nga taksat tuaja, plot 120 milionë euro deri më sot. Në lidhje me denoncimet dhe publikimet e fakteve të pakontestueshme nga ana jonë, pronari real i kësaj sipërmarrje korruptive, Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, ka reaguar vetëm një herë, pas arrestimit të krahut të tij të djathtë, Taulant Tushës, të cilin Veliaj e bëri kurban për të shpëtuar lëkurën e tij. Ju ftoj të ndjekim një sinkron të shkurtër nga intervista e Veliajt dhënë gazetarit Sokol Balla 1 muaj më parë. Pra siç e shihni të nderuar qytetarë, Erion Veliaj pretendon se është një nga 5 klientët e biznesit korruptiv të Inceneratorit të Tiranës. Por faktet tregojnë të kundërtën. Erion Veliaj është pronari real. Erion Veliaj është i vetmi që si pronar që jep urdhra se cila kullë duhet të paguajë për depozitimin e inerteve dhe cila jo. Kujtojmë këtu e-mailet për kompaninë Arlis Ndërtim, pronari i së cilës ka ndërtuar 7 kate pa leje përballë zyrës së kryebashkiakut. E-mailet për kullën pas Sahatit. E-mailet për Teatrin Kombëtar. Erion Veliaj është i vetmi që si pronar i janë dhuruar 1 milionë euro nga paratë e Inceneratorit të Tiranës, në zgjedhjet e vitit 2019. Erion Veliaj është i vetmi që si pronar, inceneratori i paguan një faturë 300.000 euro për të marë makina në favor të Policisë Bashkiake. Erion Veliaj është i vetmi që si pronar vendosi të gjithë strukturën e Bashkisë Tiranë në shërbim të biznesit të dherave, strukturë e cila përdori tre lloje …

    Read More »
  • 8 January

    Pse e mbron Altin Dumani i Ulsiut Lulzim Bashën?

    Nga Adriana KALAJA Në gushtin e nxehtë që sapo lamë pas, u orkestrua tallavaja e radhës për Kullën pas Pallatit të Kulturës e që sipas “kantautorit” klloun, i përkiste familjes Berisha. Histeria e “aktivistëve” me urdhër dhe pagesë të mafiozit Veliaj, na bëri të kuptojmë se pse Tirana është betonizuar …

    Read More »
  • 8 January

    2023, një tjetër faqe suksesi/ SIGAL UNIQA e mbyll vitin në krye të tregut të sigurimeve

    Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare publikoi në fund të vitit të shkuar raportin mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për 11-mujorin, janar-nëntor 2023. Sipas raportit, tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën rreth 92% të vëllimit të përgjithshëm të primeve dhe sigurimet e Jetës 8.00%. …

    Read More »