Nga Basir ÇOLLAKU Raundi i parë… Bandat janë përplasur… Dosjet janë ndezur… Ortakëritë janë lëkundur. Miliardat fort janë trazuar. Armët janë kapur. Offshorët janë alarmuar. Ultimatumet janë dhënë. Përgjimet janë derdhur në tryezë. Bela Mafia, mafia e bukur, duket se po fiton betejën e parë, duke shtuar përpjekjet në sulm, …
Read More »TimeLine Layout
November, 2025
-
10 November
Ahmetaj padit Ramën në Gjykatën e Strasburgut
Ish-ministri i Financave dhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka paditur qeverinë shqiptare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, duke e akuzuar për shkelje të imunitetit parlamentar dhe të së drejtës për privatësi gjatë hetimeve të zhvilluara ndaj tij nga SPAK. Sipas dokumentit zyrtar, padia është bërë bashkë …
Read More » -
10 November
Berisha: Rama mori në mbrojtje Lubinë! Pasi Gjiknuri e Ahmetaj refuzuan të firmosin, ai u tha se “kjo i zgjidh punët e mia”!
Kryetari i PD, Sali Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar tha se, Rama ka mbështetur Ballukun edhe pasi ish-ministrat Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj kanë refuzuar të firmosin kontratën, për shkak të dyshimeve për një aferë me vlerë mbi 120 milionë euro. “Pas skandalit të tunelit të Llogarasë, zoti Pacolli informoi …
Read More » -
10 November
Berisha: Balluku i ka thënë Ramës se do e marrë me vete në qoftë se ai e lëshon!
Kryetari i PD, Sali Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar denoncoi skandale të mëdha korrupsioni brenda Partisë Socialiste, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe ministren Belinda Balluku për përfshirje në pazare të dyshimta me tendera milionësh. Berisha tha se, në mbledhjen e grupit të PS, Balluku i ka thënë Ramës …
Read More » -
10 November
Berisha: Opozita në parlament po privohet nga e drejta kushtetuese për të kontrolluar ekzekutivin!
Kryetari i PD, Sali Berisha në fjalën e tij në nisje të mbledhjes së grupit parlamentar tha se, opozita në parlament po privohet nga e drejta e saj kushtetuese për të kontrolluar ekzekutivin dhe zbatimin e ligjit. “Mblidhemi sot në këtë mbledhje jashtë radhe apo të jashtëzakonshme të grupit parlamentar …
Read More » -
10 November
Aritmetika politike e korrupsionit!
Nga Gazment BARDHI Prej sot, de fakto kryeministre e Shqipërisë është një e pandehur nën akuzë penale dhe në hetim nga SPAK. Shfaqja së bashku për herë të parë e Edi Ramës dhe Belinda që nga 31 Tetori, kur Belinda Balluku u mor e pandehur nuk lë më vend për …
Read More » -
10 November
Sarkozy në Gjykatën e Parisit: Kurrë nuk do pranoj diçka që nuk e kam bërë!
Nga Enton DOÇI Në një moment emocional gjatë seancës së sotme në Gjykatën e Apelit të Parisit, ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy e ka përshkruar si “shumë të vështirë” jetën brenda burgut La Santé, ku po vuan një dënim me pesë vjet për skandalin e financimit libian të fushatës së tij …
Read More » -
10 November
Nga tenderat e manipuluar te pikëpyetjet mbi cilësinë e ndërtimit në tunelin e Llogarasë
Të dhënat e siguruara nga hetimi i SPAK ndaj ish-kreut të ARRSH, Evis Berberi tregojnë se jo vetëm tenderi i madh i ndërtimit, por edhe ai i mbikëqyrjes së punimeve u trukua, ndërkohë që inspektimet e kryera në terren ngrenë hije dyshimi mbi cilësinë e punimeve në tunel dhe sigurinë …
Read More » -
10 November
Alibitë e “Palloshit” për të fshehur vjedhjen dhe grabitjen e pasurive publike!
Nga Enver BYTYÇI Behgjet Pacolli deklaroi se “Belinda Balluku më thirri në zyrë dhe më fyu”! Edhe ia ka dhënë aeroportin, edhe “e ka fyer”! Diçka shumë sureale. Ndërkohë tha se nuk e kishte takuar dhe as kishte komunikuar me zotin Rama përpara se sa të “fitonte” tenderin e ndërtimit të …
Read More » -
10 November
Buxheti 2026: Shëndetësia në koma, arsimi në krizë!
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe këshilltar ekonomik i PD, Dorian Teliti ka kritikuar ashpër projektbuxhetin për vitin 2026, duke theksuar se Shëndetësia dhe Arsimi, dy shtyllat kryesore të një shoqërie të suksesshme, mbeten në fund të prioritetve. Teliti shprehet se, ndonëse qeveria Rama kishte premtuar një financim prej 5% …
Read More »
Gazeta RD