Berisha i përgjigjet Yuri Kim: Pozicion qesharak i guvernatores! Loja me opozitën kukull ka marrë fund

Lideri historik i demokratëve, Berisha deklaroi në një debat me gazetarët se, loja me opozitën kukull ka marrë fund. Berisha i bëri komentet pas deklaratës së ambasadores amerikane. Berisha tha se, gjuthçka bëhet që vendi të mos ketë një opozitë të vërtetë.

“Ajo që mund t’i them zonjës është, merr fund loja me opozitën kukull. Nuk ka më opozitë kukull. Pozicion qesharak i guvernatores, e cila merr përsipër të interpretojë rregulloren e parlamentit. Merr përsipër të përcaktojë se kush duhet të merrte fjalën dhe të protestojë se akuzohet qeveria, dhe se nuk duhet bërë akuza.

Natyrisht ajo që mund ti them zonjës është, merr fund loja me opozitën kukull. Nuk ka më opozitë kukull. Dhe një nga zhvillimet më pozitive të Shqipërisë është kjo. Unë po i përgjigjesha Edi Ramës, që siç e shifni ishte bërë meit kur fliste. Kush e di sa mesazhe kam marrë. Ka krijuar kompleksin. Ka mundësi të u jetë dhimbsur njerëzve se si është bërë”, theksoi Sali Berisha.

About Redaksia

Check Also

Si deputetët e “Vetëvendosjes” injoruan fjalimin e Ramës në Parlamentin e Kosovës

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet një …

Leave a Reply