Berisha publikon mesazhin: Policia e burgjeve nuk ka marrë shpërblimin e fundvitit

Në një deklaratë për mediat, kreu i PD,  Sali Berisha ka ngritur shqetësime lidhur me mosdhënien e shpërblimeve për policinë e burgjeve, një kategori që ai e vlerësoi si ndër më të sakrifikuarat për shkak të kushteve të vështira dhe stresit të vazhdueshëm që hasin në punën e tyre.

Ai pretendon se shpërblimet, të cilat janë të drejta të tyre, janë marrë padrejtësisht dhe ka denoncuar këtë si një shembull të abuzimeve të qeverisë aktuale.

Berisha: E morët vesh tjetrën ju, apo jo? Aty e kam mesazhin. S’ua kanë dhënë as lekët. Policia e burgjeve nuk ka marrë shpërblimin që i takon.

Kush ua mori shpërblimin këtyre, më thoni pak? Që në qoftë se ka njerëz që e meritojnë shpërblimin, për kushtet e punës  që janë nën tension non stop, është policia e burgjeve.

Këtu nuk pyeta, por kam informacion nga policë të burgjeve që nuk u kanë dhënë shpërblimin e vitit. Ja, pra.
Ju falënderoj që jeni këtu dhe ju përshëndes. Këto janë, siç e konstatoni vet muajt e fundit të narkodiktaturës.

Është radha jonë! Është radha jonë! Është radha jonë!

Mirupafshim!

About Redaksia

Check Also

Rama fut në lista besnikët e tij, deputetët Naço, Xhoxhi e Duraj refuzojnë të garojnë

Kryeministri Edi Rama u shfaq i nxirë teksa futej në mbledhjen e kryesisë së PS. …