Berisha: Kim po ndërhyn te gjykata! Ka marrë fund koha e lojës me kukulla!

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, komentoi deklaratat e bëra nga ambasadorja amerikane, Yuri Kim një ditë më parë.

Berisha tha se, ishte një ndërhyrje qesharake nga guvernatorja, e cila kërkon t’i imponojë opozitës se çfarë akuzash duhet të bëjë.

Më tej, Berisha tha se, Kim po ndërhyn në çështjen për PD-në pranë apelit, duke bërë takime.

“Një ndërhyrje qesharake e guvernatores. Unë theksoj se ka marrë fund koha e lojës me kukulla. Sot ka opozitë të vërtetë. Askush nuk mund t’i diktojë opozitës akuzat që duhet të bëjë apo të mos bëjë. Se pashë aty shqetësim për akuzat. Të harrojë kush përpjekjet se mund të diktojë.

Sikundër, unë publikisht, shpreh keqardhjen për ndërhyrjet e saj direkte në procesin gjyqësor. Javën e kaluar ju informova, së fundmi guvernatorja bën takime për procesin gjyqësor, i cili në mënyrë absolute nuk ka asnjë bazë ligjore. Sepse sipas procedurave nuk konsiderohet palë ajo që nuk është palë. Këtu i bëj thirrje qeverisë së SHBA të ndalojë ndërhyrjet e përfaqësues së saj në proceset gjyqësore në Shqipëri”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Dosja-Rama, krimi, vjedhjet dhe korrupsioni që do të trondisë BE, çfarë përmban

Pyetje: Në 22 dhe 23 tetor të gjithë deputetët e PD do të shkojnë në Strasburg …

Leave a Reply