Berisha: PD ka një zotim solemn, kompensimin financiar ose fizik të çdo prone!

Lideri i opozitës, Sali Berisha tha se, Partia Demokratike ka një zotim solemn, kompensimin financiar ose fizik të çdo prone.

Berisha: PD ka një zotim solemn, kompensimin financiar ose fizik të çdo prone, të çdo sipërfaqeje.

I nderuar zotëri, gjatë viteve 2005-2013, ne rikthyem 2 miliardë e 577 milionë metër katrorë tokë.

Ndërkohë kompensuam me dhjetëra milionë euro pronat e tjera.

Ne zotëronim në atë kohë 75 mijë hektarë troje turistike për t’iu përgjigjur me kompensim pronarëve të tjera.

Iu garantoj se kompensimi i pronarëve me euro, me çmim tregu tokën, ose me kompensim fizik dhe dëmshpërblimi i të përndjekurve politikë, janë dy shtyllat kryesore të programit tonë.

About Redaksia

Check Also

Kontrabanda 36 milionë euro me cigaret dhe roli i koordinatorit të Ramës me krimin, Ergys Agasi për të fshirë gjurmët

“BIRN” Paraditen e nxehtë të shtunës, një grua në mesin e të 30-ave afrohet në …