Nga Ndriçim KULLA
Një debat i vërtete ndërmjet kryetarit të opozitës dhe kreut të regjimit do ishte një pritshmëri idealiste, sa e nevojshme, por edhe kaq kurioze në përmasën e gjerë të njerëzve në raport me dramacitetin e problemeve të mëdha që karakterizon Shqipërinë e sotme.
Kryetari i opozitës bëri hapin më konstruktivë, duke shprehur edhe një gjest të lartë fisnikërie me ftesën që i bëri kreut të regjimit despotik të Tiranës sot, edhe pse ai e ka burgosur politikisht, atë dhe gjithë drejtuesit e jetës opozitare pa përjashtim në këtë vend. Pranimi i debatit, mendoj, se do ishte një shenjë fare e vogël e cila donte të thoshte, se kjo fushatë elektorale që është në Pragë do kishte këmbën e mbarë për tu zhvilluar normalisht. Po a është e mundur që gënjeshtarin ta nxjerrësh nga strofulla e tij e intrigave ,gënjeshtrave dhe manipulimeve madhështore të tipit “kulla”?
A mund ta nxjerrësh atë nga shpella e Platonit e zhytur në errësirë dhe ta pyesësh pastaj për misteret që ai ka krijuar brenda saj, me realitetin e hijeve që i fanepsen përditë nëpër të. Diktatorët në psikologjinë e tyre të verbuar nga pushteti e kujtojnë gjithmonë me tmerr lirinë. Ajo i mundon në çdo çaste dhe i lë pa gjumë. Dhe një debat i hapur me kundërshtarin e supozuar ballë për ballë, është të dalësh dhe të bësh një dialog në një shesh të lirë të demokracisë. Kjo është ekuivalent e dënimit me vdekje për Edi Ramën, i cili e ka strukturuar të ardhmen e tij vetëm në shërbim të pushtetit të përjetshëm, i skllavëruar për të dhe kurrë si një njeri i lirë. Kjo do ishte jo vetëm diçka e pa besueshme, që mund të shkonte edhe përtej një sforcimi diktatorial, por edhe më tepër ,si një dënim me vdekje për të.
Edi Rama sot ka krijuar një realitet të zymtë për rreth vetes, ndërkohë që një ballafaqim publik i vërtet, do ishte një takim me të vërtetën, të cilën ai jo vetëm nuk do ta dëshironte, por nuk do ta lejonte kurrë të ishte protagonist në të. Ndonëse ai është formalisht kryeministër i vendit dhe e ka për detyrim ligjor dhe kushtetues transparencën publike, këtë parim demokratik të llogaridhënies nuk e ka pare kurrë me sy. Ai zgjedh dhe respekton vetëm dialogun e stilit monolog të cilin e ndeshim vetëm në fondet e manualeve të diktaturave të Manduros, Putinit Lukashenkos etj.
Kërkoni në të gjithë Evropën në se mund të gjeni një eksperiencë të tillë të ngjashme si me Edi Ramën .
Mendoni për një çast, se çfarë raporti ka krijuar i ashtuquajturi kryeministër i Shqipërisë me Parlamentin Shqiptarë!
Raport model për arrogancën dhe shpërfilljen ndaj këtij institucioni thelbësor të funksionimit të demokracisë. Nuk mund të themi se është i krahasueshëm as me një raport mbreti të një mbretërie absolute, siç është Arabia Saudite ose Katari të cilët gjithsesi i respektojnë asambletë e tyre me seriozitet dhe detyrim kushtetues. Ai e ka katandisur parlamentin në një copë lëvere dhe muret e tij në një karakatinë, që nuk bie era demokraci, ku nëpërmjet pushtetit dhe arrogancës që i ka dhënë forca e zotërimit të gjitha pushteteve, jo vetëm që nuk mbahet mënd që të jetë bërë një interpelancë parlamentare, por me forcën e mandateve të grabitura në të gjitha zgjedhjet, ka kthyer mbrapsht çdo komision propozuara parlamentare, që synonte të hidhnin dritë mbi të gjitha abuzimet e pretenduara ndaj tij.
Një debat publikë midis rivalëve mund të konsiderohej një spektakël i demokracisë, ku njerëzit dhe në rastin konkret votuesit e pritshëm të 11 majit do ti hidhnin sytë jo nga ai që ka bërë “stërvitje” më shumë për tu dukur, por nga ai që do kishte idetë dhe performancën që gara të çon në ndryshim.
Kushdo që mund të ishte moderatori, cilido laro ekrani apo shërbëtor pushteti , janë disa pika të nxehta, që kreu i regjimit nuk do gjente dot skutë për të futur kokën, sepse edhe subkoshienca e çastit do ta çarmatoste me të vërtetat brenda.
Në një ballafaqim të tillë nuk mund të konceptohet kurrë , se mund të jesh në një monolog me Sokol Ballën në televizionin e regjimit, apo në mikpritjen miqësore pa përmasë të Blendi Fevziut, i cili nuk e pyet kurrë realisht për ato që i dhëmbin shoqërisë shqiptare, por më shumë fokusohet tek ato që i konvenojnë shkëlqesisë së tij, diktatorit të praruar.
Sidoqoftë do kishim pritshmërinë modeste të një skaneri.
Supozojmë se në atë debat prej kundërshtarit do shtroheshin pyetje ndaj shkëlqesisë së tij në lidhje me aferën makbethiane Mcgonigal e cila është thembra e Akilit e përçarjes së opozitës.
Çfarë do thoshte zotëria?
Është një histori me dikë që flisnim anglisht për të shkatërruar pluralizmin, rrënonim demokracinë dhe zëvendësonim opozitën me fasadën e Lulzim Bashës ?!
Po për manarin e regjimit Aleksin dora vetë, i cili kishte shtruar gunat në Tabil Sarajin e Edi Ramës të cilin shqiptarët e kishin para kamerave njëherë në dy javë , çfarë do thoshte po të pyetej zotëria e tij ?
Për Regjimi i kullave do ishte kurioz secili prej nesh që është i interesuar për të vërtetën të dëgjonte kreun e regjimit se nga çfarë rruge vijnë paratë që ndërtohen qiellgërvishëset shqiptare?
Në rrugë të pista sigurisht, ku vetëm vitin e kaluar qarkulluan në shërbim të këtyre ndërtimeve 4.7 miliardë euro, nga të cilat vetëm 800 milion euro kanë qarkulluar në rrugë legale.
Po a mund të flitet më ne këtë vend për shtet ligjor ose shtet normal, përveçse një narkodiktaturë?!
Ka pyetje të pa fundme për tu bërë që presin një çast për tu ndriçuar.
Në një debat të tillë do kishte shumë mundësi për të shkokolepsur qindra fije të përdredhura nga ana e regjimit që mbajnë narkodiktaturën në këmbë.
Ftesa e Z. Berisha me cilësinë e kryetarit te opozitës për Edi Ramën mbi një debat të mundshëm publik në prag të zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare, mendoj është tejet e sinqertë dhe do ta ndihmonte transparencën publike në se do të zhvillohej.
Por kreu regjimit e ka zhytur jetesën politike vetëm në Tabil Saraj dhe nuk ka nge që ti hap vetes siklete, ku të detyrohet që të gjej ndonjë fakt aty këtu nga pyetjet e kundërshtarit dhe të zbrazi ndonjë të zemëriçkë sa për të dalë nga situata e rastit.
A mund të dalë në debat Kryetari i Epopesë së Gënjeshtrave mbas ftesës publike të z. Berisha?…
Edi Rama sot e ka kthyer debatin publik për veten e tij me kundërshtarin politikë, në një mision krejtësisht të pamundur, dhe në çfarëdo rrethane, do ta shikonte veten lakuriq, ku ndoshta të gjitha rrobat që ka mbuluar turpin e turpit do ti binin një nga një.
Në këtë moment jeta do ndalte së qeni një festë me maska për të, në të cilën të gjithë të tjerët mund të kishin fytyrën e vërtet siç thoshte Kafka, përveç atij.