Ja kush u zgjodh kryetar i PD në Dibër

Zgjidhet kryetari i Partisë Demokratike në degën lokale të Dibrës.

Në përfundim të numërimit, Ilir Krosi u zgjodh kryetar i PD Dibër. Ai ka marrë 528 vota. Krosi ka qenë për dy mandate kryetar i bashkisë, a.

Përballë tij ka kandiduar Hamza Lleshi i cili ka marrë 148 vota.

Ndërsa 5 fletë votimi kanë rezultuar të pavlefshme.

Në zgjedhjet për kryetarin e ri të degës së PD në Dibër kanë marrë pjesë 680 anëtarë demokratë me të drejtë vote.

About Redaksia

Check Also

Kapidani: Rruga e Kombit është kthyer në një bankomat zhvatës të shqiptarëve! Të nisin menjëherë hetimet

Deklaratë e sekretares së Marrëdhenieve me Publikun, Viola Kapidani: Partia Demokratike denoncon dhe dënon me …

Leave a Reply