Taulant Balla pritet me protesta nga shqiptarët e Amerikës në Michigan

Shqiptarët e Michiganit do të organizojnë një protestë kundër Taulant Ballës.

Me anë të një postimi në Facebook, aktivisti shqiptar në Michigan Valentin Lumaj, ka bërë të ditur se, në Michigan është krijuar një Komision i Reagimit Qytetar të përbërë nga shqiptarët që jetojnë e punojnë në Amerikë.

Sipas Lumajt ky komision është ngritur kundër vizitës së Taulant Ballës në Michigan.

Lumaj shkruan se, sot do të organizohet një protestë para ‘The Imperial House’ në Michigan.

‘Proteste paqësore të premten në orën 6pm, para The Imperial House.  Jo ardhjes të politikaneve të korruptuar shqiptare në Amerikë.

Komisioni i Reagimit Qytetar’, shkruhet në reagimin e bërë publik në Facebook.

About Redaksia

Check Also

Kaosi në Theth/ Tabaku: Paketa e Maleve nuk zgjidh, por grabit pronat e banorëve në Veri!

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pas prishjes së …