Shqiptari biometrik

Nga Ilir LEVONJA

Një gazetar shqiptar tha se, ”po të më pyesni mua, emigrantët nuk kanë përse votojnë. Ata nuk jetojnë këtu, kështu që nuk kanë përse e zgjedhin ata kryeministrin tim”. Kur e thotë këtë një gazetar, mos pyet më për zgjedhje të rregullta, mos fol më për votën e lirë, të drejtat e njeriut dhe të drejtën sipas Kushtetutës së vendit. Dhe nuk ia vlen ta përmendesh me emër pasi në tërësi studiot shqiptare i kanë me shumicë shërbëtorë të tillë. Kur shkruajta para pak ditësh (ashtu përciptas) se vota e emigrantëve është totalisht manipulim i shekullit, shumë komentonin se, jo nuk është ashtu, por ju duhet të keni medoemos një dokument shqiptar. Nuk e keni, mos bëni gërr-vërr.

Kështu doli dhe po del në debatet e fundit televizive, mungesa e pasaportës biometrike, të cilën shteti shqiptar e emetoi në mos gaboj rreth viteve 2009-2010 (një nga ato kriteret e komunitetit Europian) kur më në fund shqiptarët filluan lëvizjen e lirë në Europë. Tani doemos që shumë emigrantë nuk janë të pajisur me pasaportën biometrike shqiptare. Kjo është një nga ato firot e pa studiuara të atyre përfaqësues edhe të opozitës, firmëtarëve apo grupit të punës që firmosën marrëveshje me regjimin Rama, firmëtarë që nuk i parashikuan këto ngërçe dhe sot i kërkojnë po regjimit, të na japi mundësi vote edhe ne emigrantëve që nuk disponojnë pasaportën biometrike shqiptare.

Shumë gazetarucë studiosh e konsiderojnë këtë ngërç si një gabim tonin, të emigrantëve. Sipas tyre duhet të aplikojmë dhe ta marrin. Po askush nga ata nuk e gjykon dhe e kupton dot se një emigrant në polin jugor të Amerikës, të shkoj në NewYork urgjenisht për një pasaportë biometrike të shtetit shqiptar. Ndërkohë që shtetarët shqiptarë u lëshojnë pasaporta para kamerave, madje u pagojnë edhe biletat, honoraret, guidën etj., plot vipave vetëm për shkak të origjinës dhe famës.

Ndërkohë nëse do kërkosh pak në sistemin social-ekonimik të Shqipërisë, ato çfarë sjellin emigrantët, përfshi edhe kontributet e bamirsisë të drejtpërdrejta në emisionet televizive, për njerëz në nevojë, fëmijë të sëmurë, prindër të braktisur, paraplegjikët, janë një bum dhembshurie e dashamirësi vullkanike në raport me kujdesin social të shtetit shqiptar, por edhe vipave shqiptarë. Kjo mendësi gazetareske është parapërgatitja e një mish mashi të madh në zgjedhjet e 11 majit 2025. Esh në vazhdën e asaj mendësie ku të gjitha fajet i ka opozita, aq sa edhe një gazetar që paguhet me miliona lekë në muaj, vetëm për mos të prishur rehatine personale, tripet familjere të llojit vip, do i vërsulet apatisë së emigrantit dhe jo regjimit, manipulimit apo strategjisë për të rrudhur votën e emigrantit.

Llogaritë janë të thjeshta, një qeverisje me 850 mijë vota dhe me 32% pjesëmarrje në votime, ata që kanë 5 gram njohuri nga statistikat e dinë mirë se sa dhe se si do ndikojë vota e emigrantëve me pasaporta biometrike, ku thuajse 80% e tyre, nga regjistrimet e deritanishme, janë të pavlefshme dhe 20% janë kontaktuar personalisht deri nga zëvendëskryeministri dhe punonjëset socile të qeverisë shqiptare. Jo më kot një gazetaruc tjetër tha, PS-ja është shumë më përpara se opozita.

Në një sistem vërtet demokratik, një emigrant i cili ruan me fanatizëm një pasaportë, në rastin konkret emigranti shqiptar, pavarsisht se kush e ka lëshuar, Zogu, apo qeveritë nën Italinë, Enveri, Ramizi, Meksi, Nano, Berisha, apo Rama, e ruan kësisoj jo për shkak të emrave, por për shkak të shqiptarisë. E mban shallin, flamurin, plisin, jo për shkak të emrave apo komisioneve burokrate, por për shkak të shqiptarisë. Madje edhe në pasaportën dopio biometrike të vendit ku jetojnë e kanë me gërma të mëdha kombësinë shqiptare.

Mirëpo bash shteti amë, sipas teknicienëve e ka të vështirë t’i identifikoj si shqiptarë, megjithëse shumë prej tyre, gati 99% nuk janë ç’rregjistruar nga gjendja e tyre civile dhe një nga këta jam edhe unë.

About Redaksia

Check Also

Çështja nuk është “sa janë”, por “kush janë këshillëtarët”…?

Nga Gent STRAZIMIRI Çështja nuk është ‘sa janë’, por ‘kush janë këshillëtarët’…? Janë ata që …