Mediu takime në Washington: Krimi i organizuar dhe korrupsioni po shkatërrojnë Shqipërinë

Kryetari i Partisë Republikane të Shqipërisë, Fatmir Mediu, ka përfunduar një vizitë intensive në Washington DC, duke zhvilluar takime me përfaqësues të lartë të politikës amerikane. Në takimet e tij, Mediu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, duke ngritur shqetësime për sfidat që vendi përballet, si krimi i organizuar, korrupsioni dhe manipulimi zgjedhor.

Ai u takua me kongresmenë dhe senatorë nga të dyja partitë, duke përfshirë kryetarin e Komitetit të Helsinkit Joe Wilson dhe kongresmenë të tjerë me ndikim. Në këto bisedime, Mediu vuri në pah shkatërrimin e parlamentarizmit dhe përpjekjet përçarëse ndaj opozitës nga qeveria Rama. Gjithashtu, ai diskutoi për rëndësinë e iniciativave si ajo e “3 Deteve” për zhvillimin e rajonit.

1 / 7

Postimi i plotë:

Washington DC: Kongresi Amerikan

Në mbyllje të vizitës në Washington zhvillova takim në Këshillin e Atlantikut me mikun tim Ian Berzezinski ish ndihmës sekreatri Amerikan i Mbrojtjes dhe një nga ideatorët e iniciativës së 3 deteve, e cila është një nga inciativat më të rëndësishme infrastrukturore, energjitike dhe teknologjike e mbështetur nga Presidenti Trump.

Mbylla takimet në Kongresin Amerikan me Kongresmenët republikan dhe demokrat
🇺🇸Me kryetarin e Komitetit të Helsinkit Joe Wilson dhe 🇺🇸🇦🇱Kongresmenët Robert Aderholt bashkëkryetar i grupit për Shqipërinë, kongresmenin John Moolenaar Kryetar i Komitetit të vecantë për politikat me Kinën dhe komitetit për Sigurinë. Me Kongresmenin e Teksasit Troy Nehls dhe Kongresmenin Barry Laudermilk të shtetit të Georgias kryetar i nënkomisjonit për zgjedhjet.

Me Kongresmenët Demokrat anëtar të Komisjonit të Jashtëm Gregory Meeks drejtuesi më i lartë demokrst në Komisjonin e Jashtëm dhe Kongresmenin Jonathan Jackson

Në këto takimi shpjegova situatën e vështirë që kalon Shqipëria për shkak të krimit të organizuar dhe korrupsionit, shkatërrimit të parlamentarizmit nga qeveria Rama, luftës permanante të qeverisë për të shkatërruar dhe përcarë opozitën me të gjitha mjetet dhe përdorimin politik të drejtësisë kundër opozitës si dhe manipulimit të vazhdueshëm të zgjedhjeve.

Me Senatorin e Oklahomës James Lankford dhe bashkëshorten e tij Cindi Lankford morëm pjesë së bashku në një nga aktivitetet mbas inagurimit të Presidentit Trump.

About Redaksia

Check Also

Goditje tjetër ndaj Ramës, JD Vance dhe Rubio refuzuan takimin me të në Mynih, oligarkët e lobistët dështuan

Rama ka tentuar të takohet në Mynih me Zv.Presidentin amerikan JD Vnace si dhe me …