‘Romeo’, mesazh dashurie ‘Xhuljetës’

Dyshja Rama-Basha rikthehet sërish dhe tashmë jo me shitje-blerje të zgjdhjeve, por me replika në rrjetet sociale.

Pas përhapjes së një lajmi të rremë se Lulzim Basha kishte humbur jetën në një aksident, erdhi reagimi i vetë Bashës, i cili përgënjeshtroi menjëherë këtë lajm. Por situata nuk mbaroi këtu.

Kryeministri Edi Rama, postoi reagimin e Bashës, për të kënaqur popullin me humorin e tij.

“Mos e prish gjumin për kaq gjë, ty të marrin të keqen❤️” – shkruan Rama.

Ndërkohë, shqiptarët përballen çdo ditë me sfida të vështira ekonomike, papunësi dhe mungesë shpresë për të ardhmen.

Në gjithë këto vite politikanët duket se e shohin më të arsyeshme të merren me vogëlsira dhe të bëjnë gallatë në publik, sesa të bëjnë vërtet punën e tyre.

Situata e krijuar është pasqyrë e distancës së madhe mes halleve të qytetarëve dhe prioriteteve të liderëve të vendit.

About Krye Redaktor

Check Also

“Kushtetuesja fasadë e regjimit”/ Deklarata e Kryetares që e bëri Ramën të largohet

“Doja ta nisja fjalën time duke thënë se një Gjykatë Kushtetuese që nuk guxon është …