Si asnjëherë më parë, 792 anëtarë të PD-së në Mat, i janë drejtuar sot kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesin e degës.
Në garë morën pjesë tre kandidatë.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton se në përfundim të procesit të numërimit, fituese është shpallur Denisa Vata me 345 vota.
Kandidati i renditur i dyti Besnik Muharremi ka marrë 256 vota.
Ndërsa Xhezmi Dika mori 170 vota.
Denisa Vata fitoi me një diferencë prej 89 votash ndaj kandidatit Besnik Muharremi.
Të dielën do të zhvillohen zgjedhjet në Bulqizë për kryetarin e ri të degës së Partisë Demokratike.