“Washington Post”: Veliaj do qëndrojë në burg për korrupsion që përfshin fondet publike

Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë vendimit të gjykatës në Tiranë për të lënë në burg kryebashkiakun Erion Veliaj.

‘Washington Post’ shkruan se, Erion Veliaj do mbetet në burg gjatë hetimit për korrupsion.

“Një gjykatë shqiptare vendosi të mërkurën që kryebashkiaku i kryeqytetit të qëndrojë në paraburgim ndërkohë që ai hetohet për korrupsion që përfshin fondet publike.

Gjykata Speciale për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila trajton çështjet që përfshijnë zyrtarë të lartë dhe politikanë, arrestoi kryebashkiakun Erion Veliaj të hënën për akuzat për korrupsion që përfshinin të paktën 1.1 milionë euro (1.13 milionë dollarë) fonde publike që dyshohet se iu dhanë bizneseve, të cilat në këmbim i jepnin familjes së tij fitime të paligjshme.

Veliaj i ka hedhur poshtë akuzat duke thënë se “as unë dhe as familja ime nuk kemi lidhje me fjalën “korrupsion””.

Akuzat ndaj Veliajt, një figurë e lartë në drejtimin e Partisë Socialiste në pushtet, janë kthyer në një debat politik në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Opozita pretendon se ishin protestat dhe akuzat e tyre javore që i bindën prokurorët të nisnin hetimin.

Kreu i Partisë Socialiste në pushtet, Edi Rama, i cili është edhe kryeministër, e konsideroi rastin e Veliajt një sulm politik tre muaj përpara zgjedhjeve. Rama tha se do të bëjnë publike pretendimet e tyre për standardet e dyfishta të drejtësisë si në rastin e Veliajt”, shkruan gazeta.

About Redaksia

Check Also

Rihapet dosja Rama-McGonigal në Shtetet e Bashkuara, kreu i qeverisë rrezikon burgun në SHBA

Mediat investigative në Shtetet e Bashkuara kanë rihapur dosjen Rama-McGonigal ku kreu i qeverisë shqiptare …