Zhupa: Po fryn erë ndryshimi, është koha e opozitës! Rama nuk bën dot një takim me diasporën

Deputetja e PD, Ina Zhupa tha sot se kryeministri Rama bëri çmos që të takohej me zëvëndës presidentin amerikan Vance në Mynih por nuk ia doli dot pas mesazhit të shefes së kabinetit të Shtëpisë së Bardhë Susie Wiles “se ai ishte një pupac i Xhorsh Sorosit”.

Demokratja tha se po fryn një erë ndryshimi dhe se është koha e opozitës. Zhupa shtoi se kryeministri Rama nuk bën dot asnjë takim madhor në asnjë vend tjetër në botë veç atyre në Greqi e Itali ku merr me vete autobusët me patronazhistë të bashkive e punonjës të administratës.

“Siç e patë bëri çdo tentativë kryeministri juaj për t’iu afruar zëvendëspreesidentit amerikan Vance  në Konferencën e Mynihut po nuk ia doli se kishte shkuar mesazhi nga shefja e kabinetit: Mos iu afroni pupacit të Xhorxh Sorosit. Nuk e shmangni dot që një erë e re po fryn dhe është era e opozitës. Ju folët për votën e diasporës dhe nuk thatë që dokumentet e tyre janë të sigurta.

Për ju janë të sigurta vetëm këto dokumentet që prodhohen nga kompania shtetërore, ndërsa dokumentet gjermane, amerikane, italiane, falsifikohen. Një logjikë komike dhe e pabazuar vetëm e vetëm për t’i hequr të drejtën diasporës për të votuar. Vetëm në Itali e Greqi ka bërë kryeministri juaj takime të mëdha pasi çonit autobusë me patronazhistët e bashkive e punonjës të administratës.

Nuk bën dot asnjë takim të madh Edi Rama në Berlin, Londër, Paris, Miçigan. Asgjëkundi s’e bën dot kurse kreun e PD-së e presin krahëhapur mijëra shqiptarë që duan ndryshimim”, tha Zhupa.

About Redaksia

Check Also

Rihapet dosja Rama-McGonigal në Shtetet e Bashkuara, kreu i qeverisë rrezikon burgun në SHBA

Mediat investigative në Shtetet e Bashkuara kanë rihapur dosjen Rama-McGonigal ku kreu i qeverisë shqiptare …