Berisha denoncon superskandalin: Shkolla e Magjistraturës shndërrohet në shkollën e Partisë Socialiste!

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncim të fortë sot në Facebook bashkë me një listë emrash.

Reagimi i tij ka ardhur pak ditë pasi Shkolla e Magjistraturës njoftoi se zhvilloi në Tiranë, provimin e pranimit në Programin Fillestar të saj për vitin akademik 2022–2023 e ku thuhej se në atë fazë, 346 kandidatë përmbushnin kriteret ligjore për konkurim në profilet gjyqtar, prokuror, këshilltar dhe ndihmës ligjor.”

Berisha shkruan se, mbi 75% e të pranuarve janë punonjës të administratës qeveritare publike, të rekrutuar pas vitit 2017. Shumë prej tyre janë freshistë të institutit Rama-Tahiri, “Qemal Stafa”.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Superskandal!

Shkolla e Magjistratures shnderrohet ne shkollen e partise socialiste.

Mbi 75% e te pranuarve se fundmi ne kete shkolle jane punonjes te administrates qeveritare publike te rekrutuar pas vitit 2017. Shume prej tyre jane freshist te institutit Rama-Tahiri, ‘Qemal Stafa’

Vazhdon me sukses reforma e shnderrimit te gjyqesorit ne dege te ekzekutivit.

Ketu me poshte keni denoncimin e qytetarit dixhital dhe listen e magjistrateve te derguar nga organet e ekzekutivit dhe ndermarrjet e qeverise ne Shkollen e Magjistratures tashme ne saje te reformes shnderruar ne Shkollen e Narko-Partise. sb

Përshëndetje doktor!

Pikerisht sot u bëra kurioze dhe po shihja kush ishin 131 personat qe kishin kaluar fazën e parë dhe dje bënë provimin e fazës së dytë. Treçereku ishin po punonjës administrate, të rekrutuar rishtazi!”

Dhe kjo listë që iu kanë çuar, qenka shumë interesante… sepse tregon që e fitojnë ata që janë rekrutuar nga partia (dihet sa “kollaj” është të punësohesh nëpër ASHK apo në ministri).

Për këta që janë nga Ministria e Drejtësisë, e di shumë mirë që pas 2017-ës janë punësuar si operatorë me kontratë që i solli Etilda nga FRESSH-i. Praktikantë pa ndonjë aftësi të veçantë, nivel më i ulët se mesatari!

Çudi si kane penetruar kaq shume!

Ketu me posht keni listen e te perzgjedhurve te Partise per shkollen e magjistratures.

Sistemi i Drejtësisë ka nevojë për prokurorë e gjyqtarë të rinj, për shkak se shumë i ka larguar vetingu. Sot përfundoi provimi rekrutues në Shkollën e Magjistraturës nga ku do dalin 80 gjyqtarë e prokurorë.

Në tre vitet e fundit janë rekrutuar 176 magjistratë gjyqtarë e prokurorë, të cilët janë gati të zëvendësojnë ata që ikën. Të dhënat hedhin dritë mbi një fakt që tërheq vëmendje: gati gjysma e tyre vijnë nga administrata shtetërore e viteve të fundit. Punonjës të shtetit, me pozicione në administratën qendrore ose lokale, janë brezi i ri i Reformës në Drejtësi, ata që do zëvendësojnë të “vetinguarit”. Janë ata që kaluan filtrat e rreptë të Shkollës së Magjistraturës. Fillimisht, u rekrutuan nga administrata shtetërore dhe pasi studiuan e punuan njëkohësisht, sot do jenë drejtësia e re.

Shumë magjistratë vijnë nga ministritë. Të tjerë nga institucionet në varësi të ministrive apo kryeministrisë. Institucionet që kanë trajtuar çështjet e pronësisë dhe pushteti vendor mbajnë numrin më të madh. Disa magjistratë janë rekrutuar prej ndërmarrjeve me kapital shtetëror nga pozicione të mirëpaguara.

Lista e magjistratëve gjyqtarë e prokurorë tregon vetëm ku kanë punuar para rekrutimit dhe nuk analizon aftësitë e tyre:

  • Albert Spahiu- ASHK
  • Agim Korcari- ASHK
  • Alisa Spahja- ASHK
  • Besmira Arshiaj- ASHK
  • Ema Lazaj- ASHK
  • Klajdi Terova- ASHK
  • Gladiola Bregu- ASHK
  • Matilda Peza- ASHK
  • Griselda Haxhiaj- ASHK
  • Anisa Xake- Ministria e Drejtësisë
  • Enea Babameto- Ministria e Drejtësisë
  • Ornela Ferhati- Ministria e Drejtësisë
  • Mirjon Brahimllari- Ministria e Drejtësisë
  • Edona Vajushi- Ministria e Drejtësisë
  • Dejvi Çelçima- Ministria e Drejtësisë
  • Emirjana Dimo- Ministria e Drejtësisë
  • Esmeranda Basho- Ministria e Drejtësisë
  • Dajana Ndreja- Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
  • Alma Veizi- Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
  • Lumturi Zhupa- Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
  • Anjeza Kalanxhi- Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
  • Eni Çulli- Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
  • Hava Memko- Ministria e Bujqësisë
  • Megi Strakosha- Ministria e Bujqësisë
  • Nertil Dushku- Ministria e Bujqësisë
  • Erolda Tarelli- Ministria e Mbrojtjes
  • Leonard Kryeziu- Ministria Mbrojtjes
  • Irida Barkaj- Ministria e Financave
  • Sonila Qerolla- Ministria e Financave
  • Lirim Bulica- Ministria e Arsimit
  • Valjona Haxhiraj- Ministria e Mjedisit.
  • Edison Tatoshaj- Drejtoria e Tatimeve
  • Urim Kalia- Drejtoria e Tatimeve
  • Alba Ngresi- Bashkia Tiranë
  • Glenda Zeneli- Bashkia Tiranë
  • Mexhit Doci- Bashkia Tiranë
  • Dorina Stroka- Bashkia Gjirokastër
  • Vasjana Postol- Bashkia Korçë
  • Uran Korra- Bashkia Elbasan
  • Aida Yzeiraj- Bashkia Fier
  • Malvina Pellumbi- Bashkia Kavajë
  • Dorina Alushi- Prefektura Durrës
  • Lirëza Sinollari- Prefektura Korçë
  • Gentiana Shukullari- Këshilli Qarkut Korçë
  • Brisida Leka- DPPPP
  • Delvijot Llusha- DPPPP
  • Olta Cenaj- Fondi Shqiptar i Zhvillimit
  • Aurora Alimadhi- Fondi Shqiptar i Zhvillimit
  • Mikel Hysometaj- Avokatura eShtetit
  • Besiana Sadikaj- Avokatura e Shtetit
  • Albulena Kuliçi- OSHEE
  • Megi Muhaj- OSHEE
  • Irma Cacaj- Posta Shqiptare
  • Eva Hysko- Posta Shqiptare
  • Enri Rista- AKEP
  • Bevil Beqiraj- DAP
  • Eni Naqellari- ADISA
  • Olta Hadushaj- Komisioni i Prokurimit Publik
  • Anjeza Topci- Agjencia Kombëtare e Mjedisit
  • Kristi Jorgji- Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor
  • Alfred Gjonpali- Drejtoria e Përgjithshme e Doganave
  • Silvana Belishta- Agjensia e Trajtimit të Pronave
  • Ermelinda Fejzo- Albpetrol

Shkolla e Magjistraturës menaxhohet nga i njëjti staf pedagogjik dhe drejtues prej shumë vitesh. Megjithëse sistemi i drejtësisë po reformohet, ata që kanë rekrutuar, trajnuar dhe nxjerrë breza prokurorësh, gjyqtarësh që i largoi vettingu, bashkë me të tjerët që po zëvendësojnë të ikurit, “menaxherët” e Magjistraturës mbeten të njëjtë.

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …

Leave a Reply