Berisha: Ligji për arsimin e lartë ndëshkon të varfërit, ka nevojë urgjente për ndryshim rrënjësor

Lideri historik i PD, Sali Berisha ka organizuar këtë pasdite një tryezë bashkëbisedimi me pedagogë për arsimin e lartë. Berisha deklaroi se, ligji për arsimin e lartë ndëshkon të varfërit. Berisha theksoi se, arsimi ka nevojë urgjente për ndryshim rrënjësor.

Ish-Kryeministri është i mendimit se pagat e pedagogëve janë të mjerueshme dhe marrin 200 mijë lekë të vjetra më pak se në 2013 kur Berisha u largua nga drejtimi i qeverisë.

“Rrogat e pegagogëve gjithashtu janë të mjerueshme. Çdo pedagog merr 200 mijë më pak se në 2013. Sot merr 50 për qind më pak se në universitetet e Prishtinës, pa krahasuar vend tjetër, por Prishtinën që kemi këtu afër”, tha Berisha.

Ish-Kryeministri theksoi se të gjitha së bashku kanë sjellë një rrënim të arsimit të të gjitha niveleve në Shqipëri.

“Investimi, financimi në fushën e shkencës është 27 herë më i ulët se mesatarja e vendeve anëtare të OSBE-së. Diktaturë ishte, por ai që kishte një projekt, ja miratonte zëvëndës dekani, dhe ai merrte përsipër në të gjitha instancat, ja paraqisje atij, të thoshte po.

99 për qind e pedagogëve nuk kanë akses në financimin për fushën shkencore por kanë akses vetëm klientela gjysmë polic e gjysmë rektor”, deklaroi ish-Kryeministri.

About Redaksia

Check Also

Si deputetët e “Vetëvendosjes” injoruan fjalimin e Ramës në Parlamentin e Kosovës

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet një …

Leave a Reply