Partia Demokratike do të mbajë të shtunën Kuvendin Kombëtar, ku do të zgjedhë anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar, si dhe do të vendoset edhe për hapjen e garës për kreun e ri të PD.
Në një prononcim për SYRI TV,anëtar i Komisonit të Rithemelimit të PD, Ivi Kaso deklaroi se një nga ndryshimet e statutit do të jetë edhe futja automatikisht e deputetëve demokrat dhe krerëve te degëve në Këshillin Kombëtar.
Në Kuvendin Kombëtar të 30 prillit, Partia Demokratike do të zgjedh anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar, si dhe do të vendos edhe për hapjen e garës për kreun e ri të PD.
Sipas Ivi Kaso ndryshimet që do të pasqyrohen në statutin e Partisë Demokratike, do dërgohen në gjykatën e Tiranës për t’u regjistuar.
Kaso bëri me dije se ashtu si në Kuvendin e 11 Dhjetorit, secili delegat që do të marrë pjesë në Kuvend e së shtunës, do të identifikohet me anë të barkod -it.