CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Bardhi: Balluku, zhvatëse e shqiptarëve dhe simbol i korrupsionit në Shqipëri!

Drejtuesi politik i PD për qarkun e Fierit, Gazment Bardhi e cilëson zv.kryeministren Belinda Balluku si zhvatëse të shqiptarëve dhe simbolin e korrupsionit në Shqipëri.

Bardhi deklaron se Balluku përfaqëson një sistem të ngritur vetëm mbi pasurimin personal.

Në mesazhin e tij, Bardhi është shprehur se, PD ka vendosur të luftojë korrupsionin dhe t’i mbrojë qytetarët nga padretësitë.

Postimi i Bardhit

Mjaft Korrupsionit!

Bashkë me Edi Ramën, Belinda Balluku është kthyer në simbolin e korrupsionit në Shqipëri! Drejtuesja politike e PS për qarkun Fier përfaqëson një sistem të ngritur vetëm për pasurimin personal.

Abuzimin me pushtetin e tregon çdo ditë në fushatë përmes arrogancës dhe mentalitetit dhunues të njerëzve në nevojë.

Partia Demokratike ka vendosmërinë për ta luftuar korrupsionin, për të mbrojtur qytetarët nga padrejtësitë, për të rritur pagat, pensionet për të shpëtuar vendin nga varfëria, ku e ka zhytur qeveria e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut. Koha për të vepruar është tani! Voto nr. për të bërë ndryshimin! Shpëto veten dhe Shqipërinë nga korrupsioni!

About Redaksia

Check Also

SHBA avancon me Ambasadorin e ri/ Raporti i plotë që ka mbërritur në Senat

Pak ditë pasi Presidenti i SHBA, Donald Trump, nominoi Eric P. Wendt për ambasador në …