Berisha: Edi Rama meme e gjallë! Integrimi në BE një mision që do të përmbushet nga PD

Kryetari i PD, Sali Berisha ka kritikuar ashpër kryeministrin Edi Rama, duke e quajtur atë “meme e gjallë”, për mashtrimet dhe trillimet që sipas tij kanë tejkaluar çdo kufi.

Në daljen për media, ai theksoi se Partia Demokratike ka qenë lokomotiva e proceseve integruese të Shqipërisë që nga vitit 1992, duke përmendur realizime të rëndësishme si anëtarësimi në NATO, heqjen e vizave dhe marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.

“Ata që e quajtën Edi Ramën, meme e gjallë, ata i gjetën më të bukurën, më të mirin emërtim që ka. Ai është bërë famoz për trillime dhe mashtrime që tejkalojnë çdo lloj limit.

Partia Demokratike që nga 1992 e gjer sot, është faktuar lokomotiva e të gjitha proceseve integruese. Këshillin e Europës, marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, heqjen e vizave, rekomandimin e statusit kandidat nga Komisioni Europian, anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

Të thotë Edi Rama, në 12 vite përveç hapjes të procesit të negociatave, pasi e vonoi me vite të të tëra, e cila është sinekuanon se merr statusin e kandidatit, që nuk plotësonte asnjë kusht dhe u hapën për çështje gjeo-strategjike, se u mbajtën pezull 4 vite dhe u pa se ky nuk respekton asgjë, u hapën për shkaqe gjeostrategjike.

Ndaj dhe ai mision do të përmbushet nga PD, dhe i siguroj shqiptarët se po me atë seriozitet, transparencë dhe vendosmëri që ne realizuam momentet madhore të integrimit Europian dhe EuroAtlantik të Shqipërisë, po me atë seriozitet do të finalizojmë negociatat me BE-në dhe anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian, por të bazuar tërësisht mbi meritën. Merita është baza, ky është interesi i shqiptarëve”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Nuk ka më paqe dhe stabilitet për hajdutët deri në rikthimin e votës së lirë dhe shtetit ligjor!

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë konferencës për mediat tha se, nuk ka më paqe …