Denonimi i Prokurorit: Rama komunikonte me kiminelin që po hetoja, të zbardhen tabulatet

Kaluan tre vjet që kur Edi Rama akuzoi publikisht në parlament prokurorin e Durrësit, Arjan Ndojën duke e quajtur pjesë të “llumit të drejtësisë” me etiketimin “KÇK”. Përgjigjen e ka marrë gjatë seancës së vetingut, për faktin se e solli si shembull në parlament të prokurorëve që jepnin vendime të kundraligjshme, sepse ishin “të zhytur deri në fyt dhe që e dinë shumë mirë që s’kanë asnjë shans që ta kalojnë vetingun, po e shfrytëzojnë pushtetin që ju jep ligji me moton “të kapim ça të kapim”.

Tre javë pas kësaj deklarate, Arjan Ndoja u sulmua me armë në një atentat ku mbeti i vrarë shoferi i tij, Andi Maloku në autostradën Tiranë-Durrës, ndërsa ai dhe një person tjetër, Aleksandër Laho arritën të mbijetojnë.

Në seancën e vetingut, prokurori Ndoja ishte përballë presionit të raportit të DSIK, sipas të cilit ai kishte kontakte të papërshtatshme me elemtentë kriminalë. Relatorja e çështjes Firdes Shuli i përmendi kontaktin me Aleksandër Lahon dhe me një biznesmen me inicialet A.Sh, që kishte qenë nën hetim nga prokurori i Durrësit dhe për të cilin ishte pushuar çështja.

Për Lahon, ajo tha se përdorte edhe tre apo katër identitete të tjera, ishte cilësuar nga DSIK si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe po ashtu sipas një informacioni konfidencial, i përfshirë në krimin e organizuar në një vend tjetër.

Por i gjendur nën presion për marrëdhëniet me njërëz të krimit, prokurori Arjan Ndoji ka thënë se vetë kryeministri Rama ka kontakte të tilla. Për këtë ai kërkoi që të kontrolloheshin tabulatet telefonike të Edi Ramës. “Meqë tabulatet e mia telefonike i kanë marrë me telefonata, me kontakte, me subjekte politike, të bëjnë të njëjtën gjë edhe për një subjekt që kam pasur nën hetim dhe ka patur komunikim të drejtpërdrejtë me kryeministrin,” u shpreh Ndoja në seancën e vetingut.

Arjan Ndoja nuk e saktësoi se cili ishte personi nën hetim që komunikonte direkt me Edi Ramën dhe as dosjen në të cilën është regjistruar ky komunikim.

Për atentatin në autostradë ku u vra shoferi i tij, Andi Maloku, prokurori Arjan Ndoja përmendi sulmet që iu bënë në Kuvend nga kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministri Erion Braçe. “Asnjë prokurori tjetër nuk i ka shkuar zv.kryeministri për ta intimiduar në sallë gjyqi,” tha ai, duke iu referuar gjyqit të vitit 2019, kur u arrestua drejtuesi i Kadastrës së Durrësit, Liridon Pula.

Në seancën e vetingut, Ndoja përmendi disa herë Edi Ramën dhe Erjon Braçen, në lidhje me dosjen e hetimit të Liridon Pulës. Në vitin 2019, në një rast të paprecedent, Erjon Braçe mori pjesë si zv.kryeministër në seancën gjyqësore pas arrestimit të drejtuesit të Kadastrës për abuzimet me pronat. Kur seanca gjyqësore mbaroi, Erjon Braçe mbrojti të arrestuarin dhe lëshoi akuza të forta për prokurorin Arjan Ndoja, për “presione dhe shantazh kriminal mbi punonjësin që ishte me pranga në sallën e gjyqit”.

Ndërkohë, për atentatin tek mbikalimi i Shkozetit, policia arrestoi Redjan Rrajën, nip i deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja.

Për shumë më pak probleme në veting, prokurorë dhe gjyqtarë të tjerë janë përjashtuar nga sistemi i drejtësisë, ndaj dhe fati i Arjan Ndojës duket tanimë i paracaktuar. Akuzave të përfaqësuesit të ONM, Jacobs se kishte pasur kontakte të papërshtatshme, Arjan Ndoja iu përgjigj se fjalët e tij ishin thjesht perceptime.

Kjo punë nuk bëhet me perceptime. Po të kishim punuar bashkë, të siguroj se do të kishe të tjera mendime e raporte. Shkoni tek lokalet përballë prokurorisë. Aty është skaneri real i çdonjërit prej nesh. Në asnjë vend të botës nuk gjykohen prokurorët e gjyqtarët për vendimet që marrin. Vepër penale s’kam bërë, masë disiplinore s’kam. Ju më thoni fajtor. Po ku bazoheni? Sot sistemi i drejtësisë është më keq edhe falë jush e ndërkombëtarëve. Kërkoj konfirmim në detyrë. S’kam bërë asnjë shkelje profesionale. Në aspektin e pasurisë, jam i vetmi prokuror që kam dhuruar prona. Kam dhënë para pa interes se s’ma lejon feja. Jam i vetmi që nuk kam fshehur asnjë pronë apo ta vendos në emër të të tjerëve. Të zgjedhurit vendor i kam takuar si drejtues prokurorie pasi ligji më kërkon të takoj si kryetar bashkie e kryetar qarku. Në respekt të Kushtetutës të Shqipërisë dhe ligjit të vettingut, dua konfirmim në detyrë,” ka thënë Ndoja gjatë seancës.

About Redaksia2

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …

Leave a Reply