Berisha: Programi ynë është “çdo çift një çati”! Do japim 30 mijë euro grant dhe do ulim 10 herë taksat mbi sipërfaqen e ndërtimit

Gjatë takimit me qytetarët, kreu i PD, Sali Berisha, u shpreh se programi i partisë së tij do të bëhet realitet për çdo çift, duke ofruar mbështetje për strehimin e familjeve shqiptare.

Ai theksoi se, përveç projektit “Çdo çift, një çati”, do të ofrohen grante prej 30 mijë eurosh për të mbuluar interesat e kredisë, dhe kredia do të paguhet tërësisht nga shteti në rast se çifti ka fëmijën e tretë.

“E nderuar zonjushë, programi ynë është çdo çift, një çati. Dhe u siguroj se ne këtë program do e bëjmë realitet.

Çmimet e sipërfaqeve të ndërtimit këtu janë stratosferike. Por ne do bëjmë sërish, përveç projektit që çdo çift, një çati, që nënkupton një grant prej 30 mijë eurosh për të mbuluar interesat e kredisë.

Dhe në rast se çifti dëshiron të ketë fëmijën e tretë, kredia i paguhet tërësisht nga shteti. Por krahas kësaj, ne kemi edhe dy projekte të tjera për strehimin e shqiptarëve, për lehtësimin.

Së pari, ulim me të paktën 10 herë taksat që merren sot mbi sipërfaqen e ndërtimit. Taksat llogariten me vlerën e shitjes, ato do llogariten me vlerën e projektit.

Dhe në këtë kontekst, në qoftë se sot ndërtuesi paguan taksë 100 gjer në 300 euro për metër katrorë, do paguajë 2 deri në 8 euro për metër katror.

Ky është zotimi ynë, çka do të reflektohet direkt në taksa.

Së treti, ne do ndërtojmë ndërtesa sociale me qëllimin e vetëm dhe kryesor që t’u japim mundësi shqiptarëve të strehohen me çmime të arsyeshme”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Shpërthim tritoli në një lokal në Durrës

Zbulohen detaje të reja lidhur me shpërthimin e ndodhur para lokalit në përdorim të shtetasve …