Lideri i opozitës, Sali Berisha në takimin me qytetarët e Matit, mbajti një minut heshtje në nderim të të rënëve për atdheun.
Gjatë fjalës së tij, Berisha shprehu mirënjohje për kontributin historik të Matit në çështjet kombëtare dhe u zotua se do t’u rikthejë shqiptarëve lirinë dhe dinjitetin e humbur.
Ai theksoi se sakrifica e dëshmorëve obligon brezat e sotëm të luftojnë për një Shqipëri të lirë dhe të ndershme.
“Të dashur matjane dhe matjanë, nderimin tim më të madh për ju, mirënjohjen më të pakufishme dhe përshëndetjet më të përzemërta për mbështetjen e madhe që më keni dhënë mua dhe PD-së, për qëndrimin e Matit ndaj historisë, kontributin e tij në historinë kombëtare.
Të dashur miq, ne mblidhemi këtu në një ditë që është dita e të rënëve të kombit.
Ndaj u ftoj të nderojmë me 1 minutë heshtje të rënët e gjitha kohërave të kombit shqiptar, të cilëve sot u detyrohemi më shumë se kurrë, t’i rikthejmë lirinë dhe dinjitetin shqiptarëve.
Lavdi të rënëve të kombit tonë!”, tha Berisha.
Gazeta RD