“Patronazhistët, kriminelë elektoralë”/ Berisha publikon provën e pakundërshtueshme

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar videon denoncuese në profilin e tij në Facebook, ku tregohet se si qytetarët votues në zonën e Kamzës u përballën me dhunë dhe presion nga patronazhistët e Partisë Socialiste. Ngjarja ka ndodhur pranë qendrës së votimit “Kopshti i vjetër”.

Në video tregohet një qytetar që po filmonte aktivitetet e dyshimta të patronazhistëve është dhunuar nga persona të lidhur me PS, të cilët pasi janë kapur në flagrancë, kanë kaluar në veprime agresive. Në video shfaqet edhe një i ri me makinë, që përpiqet ta intimidojë denoncuesin që të mos regjistrojë skenën.

Një nga personat e përfshirë është identifikuar si Rajmonda Leçka, sekretare e kryetarit të Bashkisë Kamëz, Rakip Suli. Ajo dëgjohet duke kërcënuar: “Ik se të zhduka fare. Plehër!” dhe shoqërohet nga një punonjëse e policisë bashkiake.

Berisha e ka shoqëruar postimin me diçiturën: “Patronazhistët, kriminelë elektoralë!”

About Redaksia

Check Also

Pse Kushner u largua nga Beogradi?/ I la Alabarin e “Ramës”

Në Serbi vazhdojnë pafundësisht polemikat rreth ndërtesës së Shtabit të Përgjithshëm, pasi kompania e Jared Kushner (dhëndërr i Presidentit …