Kavajasit vulosën sërish fitoren e PD

Hysen KADIU

Kavaja tregoi edhe një herë se, përballë çdo vështirësie, triumfon dëshira dhe vullneti i demokratëve për ndryshim.

Përballë çdo padrejtësie të kundërshtarit dhe jo vetëm, kavajasit vulosën me votën e tyre fitoren e PD-së.

Puna dhe angazhimi i demokratëve të Kavajës dëshmuan se, përballë vështirësive të regjimit dhe lojërave meskine të atyre që u dhurohen vende në listën e sigurt, fitimtarë dalin ata që punojnë me seriozitet dhe përkushtim, pa u përfshirë në lojërat e pushtetit dhe duke u përqendruar te nevoja që kanë qytetarët për ndryshim.

Krenar për Kavajën dhe qytetarët e saj, ata që treguan sot e gjithmonë se demokracia triumfon në qytetin ku nisi lëvizja për ndryshimin e madh të viteve ’90. Një dëshirë dhe vullnet që nuk e ndal dot askush!

About Krye Redaktor

Check Also

Berisha: Ne jemi parti që e paraqet votën para jush! PS që nga 2009 e ka ekzekutuar votën, s’ka  gjë më antidemokratike 

Pyetje: Për pjesën e asaj çfarë ndodhi ditën e sotme, ju keni thënë që prisni …