Masakra zgjedhore/ Himçi: Në kuti u gjetën fletë të pavulosura, kjo është skema e “Trenit Bullgar”

Pas denoncimeve të përsëritura të opozitës, vërtetohet tashmë plotësisht aktivizimi i modelit të manipulimit të votave nëpërmjet asaj që quhet Treni Bullgar. Ishte denoncuar edhe me parë nga Bledi Himçi.

Ndërkohë që gjatë numërimit të votave në KQZ është zbuluar në kutinë 22/49 që i përket bashkisë Peqin një fletë votimi pa vulë e që ishte numëruar në favor të subjektit politik Partia Socialiste. Kjo fleta pa vulë shprehet kandidati i opozitës Bledi Himçi për mediat, shpjegon skemën e manipulimit të zgjedhjeve me modelin e “trenit bullgar”.

S’ka rendësi kandidati. Ja një fletë pa vulë fare dhe është quajtur e vlefshme me numrin 5. Pa vula. Kjo është pjesa e trenit bullgar. Po tentojnë t’i konstatojnë përsëri të vlefshme. Normalisht duhej të bëhej korrigjimi edhe i tabelës, por jo vetëm i tabelës. Duhet bërë edhe konstatimi për pavlefshmëri të kësaj kutie. Përsa kohë këtu futet një fletë bosh e cila ka krijuar “trenin bullgar” dhe shikoni edhe rezultatin e kësaj qendre.

Në këtë qendër votimi rezultati që gjendet ne procesverbalet zgjedhore është  shumë i thellë në favor të Rilindjes. Në qendrën 22/49 rezultati i certifikuar: PS- 76.88 % dhe PD: 7.50 %. Pra duket qartë që kutia e “trenit bullgar” qe u denoncua nga Himçi ka ndikuar në rezultatin e majmë për PS. Dhe kështu ka ndodhur gjithandej. Farsa elektorale tashme ka rrëzuar zgjedhjet”, tha Himçi.

Bledi Himçi deputet i zgjedhur i Partisë Demokratike tha për meditat se, “unë e kuptoj që dëshira urgjente është që të mbyllim sa më shpejt këtë katrahura që ka ndodhur këtu  dhe është çështje kohe”. “Jo ne nuk po kërkojmë çështje kohe”. “Ne po kërkojmë që shprehja e vullnetit të sovranit të jetë ajo e duhura”.

Bledi Himçi: Ne kemi kërkuar rivlerësimin e fletëve të votimit. Gjë e cila është vendosur edhe nga pakica e KAS. Çka nënkupton edhe një rivlerësim të fletës së votimit. Nënkupton që të shikohet që një fletë votimi të shikohet nëse ka vlefshmërinë duhur ose jo. Nuk mund të shikohet të shikohet vetëm nëse kanë vula ose jo. Kërkohet që të shikohet edhe në anën tjetër ku votuesi ka shprehur vullnetin e tij. Në mënyrë të padiskutueshme duhet që një fletë të ketë vlefshmërinë e duhur, nuk mjaftojnë vetëm vulat por edhe shprehja e vullnetit. Gjetëm tek 22/49 ku vulat ishin të rregullta por tek shprehja e vullnetit votoheshin dy subjekte njëkohësisht. Kjo sjell pavlefshmërinë e fletës së votimit dhe të votës. Ndaj për këtë jemi edhe në debat me administratën e KQZ, por njëkohësisht edhe me përfaqësuesit e KAS. Duhet që një fletë kur rivlerësohet, rivlerësohet edhe para edhe mbrapa. Unë e kuptoj që dëshira urgjente është që të mbyllim sa më shpejt këtë katrahura që ka ndodhur këtu  dhe është çështje kohe. Jo ne nuk po kërkojmë çështje kohe. Ne po kërkojmë që shprehja e vullnetit të sovranit të jetë ajo e duhura.

Po shikohen fletët vetëm nga ana e vulave. Dhe aty ku pretendohet se vulat mund të jenë të dyshimta mund ta shikojmë edhe nga krahu tjetër. Jo një fletë votimi vlerësohet edhe para edhe mbrapa. Në nuk po numërojmë numrin e fletëve të votimit, ne po vlerësojmë çdo fletë votimi. Te 22/49 u gjet fletë votimi pa vula.

About Redaksia

Check Also

Asnjë pjesmarrje/ Familja e heroit Adem Jashari bojkotoi protestën e Ramës për Thaçin në Tiranë

Gani GECI Sikur sot, në ballë të protestës në Tiranë, të printe Rifat Jashari, sigurisht …