Rrëfimi i Elon Musk për atë që nuk dimë

CEO i Tesla-s, Elon Musk foli së fundmi për planet për Twitter-in, të cilin e bleu për 44 miliardë dollarë, por edhe reagime të shumta për pasurinë e tij dhe rrjetet sociale.

“Twitter është bërë de fakto një shesh i qytetit dhe është e rëndësishme që njerëzit të ndjejnë se kanë mundësinë të flasin lirshëm, brenda kufijve të ligjit”, tha Musk në një konferencë TED Talk.

Ai tha se Twitter duhet të ketë një algoritëm burimor – për të shmangur manipulimin e fshehtë.

“Është e rëndësishme të rritet besimi në Twitter si një platformë publike,” tha Musk.

Ai zbuloi gjithashtu një fakt interesant – se shpesh herë ishte në depresion kur ishte i ri dhe se lexonte libra fetarë dhe vepra filozofike.

Musk gjithashtu ndau përvojën e tij duke u rritur me Sindromën Asperger, duke përshkruar se si mësoi të punonte me trurin e tij – në vend që të kundërvihej.

Sindroma Asperger është një çrregullim neurobiologjik i zhvillimit nga grupi i çrregullimeve autike dhe shoqërohet me vështirësi sociale.

Ashtu si shumë fëmijë autikë, Musk thotë se ai u ngacmua për shkak të mënyrës se si funksiononte mendja e tij, sepse ai nuk mund të lidhej me fëmijët e tjerë në një mënyrë të njohur për ta.

“Nuk kam pasur një fëmijëri kaq të lumtur, të them të drejtën. Ishte mjaft e vështirë”, tha Musk gjatë bisedës.

“Por lexova shumë libra. Gradualisht kuptova më shumë (shenja shoqërore) nga librat që lexoja,” komentoi Musk.

Edhe pse ai u ngacmua për autizëm, Musk sugjeron se përvoja e tij me Sindromën Asperberg përfundimisht ndihmoi suksesin e tij në të ardhmen. Interesi i tij intensiv dhe i specializuar për shkencën dhe teknologjinë rritet nga mendja e tij e hiperfokusuar, një tipar i zakonshëm mes njerëzve autikë.

“U shpërbleva duke kaluar gjithë natën me programime”, tha Musk.

About Redaksia2

Check Also

Kurti: Kampe të emigrantëve si në Shqipëri, rëndojnë ndërgjegjien europiane

Albin Kurti nuk e konsideron zgjidhje një përsëritje të marrëveshjes së emigrantëve mes Italisë dhe …

Leave a Reply