Alibeaj vijon farsën e Ramës për presidentin: Këtu ndjej edhe një kënaqësi personale…

Pa pasur kuorumin dhe tagrin, deputeti Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar një takim gjatë ditës së sotme me 21 deputetët e PD-së në selinë blu, në kuadër të procesit të zgjedhjes së Presidentit.

Alibeaj ka ndaluar para gazetarëve dhe ka folur për ‘kushtet e vendosura’ ndaj kryeministrit për zgjedhjen e presidentit, gjë e cila është pranuar nga shumica e deputetëve të pranishëm, që duhet të jetë një antikomunist.

Gjithashtu pyetjes së gazetarëve se atë demokratët e kanë shkarkuar nga detyra e Kryetarit të Grupit Parlamentar në Kuvendin e 30 prillit, por Alibeaj tha se, nuk e njeh atë vendim dhe ai do vazhdojë të plotësojë farsën e Ramës për zgjedhjen e presidentit.

Alibeaj: Lidhur me draftin do bëj disa sqarime. Ai është një draft që ka sintetizuar sugjerimet e secilit deputet.

Është e udhës për këdo që të ketë mundësinë, kohën për të studiuar çështjen dhe për të dhënë sugjerimet.

Ajo që unë e kam thënë në titull personal dhe deputetët e thanë fort. Kjo maxhorancë nuk ka legjitimitetin për të vendosur për presidentin e republikës.

Ka tre deputetë non grata, ka dy deputetë pas hekurave. Ka raportin e DASH. Kjo situatë duhet të bëjë të mendojë këdo. Kjo çështje fillon e ngre krye në raste si kjo kur duhet të marrin pjesë për të përfaqësuar së paku gjysmën e shqiptarëve.

Me ndjenjën e lartë të përgjegjësisë deputetët ranë dakord që të marrin pjesë në proces. E para për të hequr çfarëdo lloj gjurme të hidhur të së shkuarës për të cilat jemi bërë disa herë pishman. Pse nuk morën pjesë në reformën zgjedhore dhe territoriale. Është e qartë për secilin nga ne për shkak të vitit 2008, që në raundin e katërt dhe të pestë që presidenti zgjidhet me 71 vota.

Duhet pjesëmarrje substanciale e opozitës në tre raundet e para. Së treti ajo që është më e rëndësishme, këtu ndjej edhe një kënaqësi personale. Ata që ishin aty kanë një kusht të panegociueshëm. Presidenti  republikës i Shqipërisë ë duhet të zgjidhet qëndron në faktin që duhet të jetë një anti komunist. Ky vend pas 30 vitesh nëpërkëmbje, duhet së pari të japë një shenjë të fortë energjike që presidentin ta ketë anti komunist. Kjo është çështja që ka turbulluar shumë mendje.

Mua nuk më kanë shkarkuar asnjë. Unë jam Kryetari i Grupit Parlamentar i PD-së. Biles mua më kanë shkarkuar disa herë, por unë jam kryetari i grupit parlamentar. I njoh shumë mirë procedurat.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Azem Hajdari sot është një burim frymëzimi për t’u përballur me këtë diktaturë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka cilësuar Azem Hajdarin si një njeri me …

Leave a Reply