Takim festiv i LDG në Tropojë, Vokshi: Ndryshimi domosdoshmëri!

Lidhja Demokratike e Gruas në Tropojë ka organizuar takim festiv në prag të festave të fundvitit.

Në këtë aktivitet morën pjesë Albana Vokshi, Kryetare e Lidhjes Demokratine të Gruas; Mimoza Hajdarmataj, anëtare e Komisionit për Rithemelimin e PD; Feride Rrahmanaj, Kryetare e LDG Tropojë.

Në fjalën e saj, Vokshi falenderoi zonjat demokrate të Tropojës për mbështetjen pa kushte për PD.

“Unë jam krenare sot – tha Vokshi – më shumë se kurrë për nderin që më keni dhënë që të jem në krye të përpjekjeve tona të përbashkëta.

Jam krenare për çdo gjë që kemi bërë këto dy vjet për të zhvilluar zgjedhjet e brendshme në forum dhe ngritjen e një strukture solide të LDG.

Jam mirënjohëse për punën që ju keni bërë gjatë fushatës elektorale, duke dhënë çdo gjë për fitoren.

Por, pas humbjes së katërt radhazi, për PD-në ndryshimi nuk është thjesht zgjedhje është domosdoshmëri. Më shumë se kushdo këtë e ndjejnë dhe e kuptojnë gratë demokrate.

Faleminderit që ishit të parat që firmosët për thirrjen e Kuvendit, si delegate votuat për shkarkimin e Luluim Bashës nga kryetar i PD, vendim që e ratifikuat me votën e të gjithave ju në  referendumin historik të 18 dhjetorit.

Askush e asgjë nuk e mban dot peng Partinë Demokratike. LDGSh edhe këtë herë është rreshtuar në krahun e duhur të historisë së PD, në mbështetje të birit të Tropojës Sali Berisha, për një PD të rithemeluar, të bashkuar, të fortë e të hapur.

Le të bëhemi të gjitha së bashki, nën lidershipin e tij, për ta çliruar PD nga pengu për ta bërë atë opozitë aktive e shumë shpejt në pushtet.

Ju falenderoj të gjithave me mirënjohje të thellë.

Gëzuar festat e një vit të ri më të mirë për të gjithë shqiptarët!

About Redaksia

Check Also

BIRN: 106 miliardë lekë të inceneratorit të Tiranës kanë shkuar në drejtim të paditur

Kompania koncesionare Integrated Energy BV SPV, e cila është aktualisht nën administrim shtetëror, ka dështuar …

Leave a Reply