Socialistët do t’i vënë buldozerin një tjetër objekti që përfaqëson kujtesën historike të Tiranës!

Beti Njuma

Sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në orën 13.00 radhën e shembjes e ka Pallati i Kongreseve. Me shumicë votash socialistët do t’i vënë buldozerin një tjetër objekti që përfaqëson kujtesën historike të Tiranës.

Kryeqyteti duhet të mbetet pa memorje. Objekt pas objekti, godina që mbajnë historinë tonë po zhbëhen për t’ia lënë vendin kullave dhe harresës.

Sepse një qytet pa kujtesë, është më e lehtë ta komandosh.

Godina e radhës do të jetë TVSH-ja!

 

About Redaksia

Check Also

Këlliçi: Demokratët e Tiranës të vendosur për të çuar përpara betejën opozitare

Belind Këlliçi ka njoftuar përmes një postimi në Facebook konstituimin e kryesisë së Degës nr. …